• |
ide | kryesore

Shembja e teatrit/ PS, shenja tërheqjeje apo lëvizje taktike?

Arkiva, Të fundit



Mazhoranca ka dhënë sinjale kontradiktore lidhur me ligjin për shembjen e godinës së teatrit Kombërtaar. Në Konferencën e Kryetarëve të mbajtur ditën e sotme, e thirrur nga kryeparlamentari, Gramoz Ruçi  deputeti i PS, Eduart Shalsi, njëherësh edhe kreu i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ka propozuar që të shtyhet shqyrtimi i ligjit për teatrin, pra votimi të mos përcaktohet më 13 shtator siç është parashikohet, por në një datë tjetër, ende të papërcaktuar.

Ndërkohë që në sheshin para teatrit vazhdojnë protestat dhe kur opozita e ka cilësuar çështjen si një vijë të kuqe që mund të shpjerë drejt përplasjes civile kjo kërkesë për ta shtyrë nga kalendari shqyrtimin e dekretit të presidentit mund të shihet edhe si një tërheqje.

Lexo më tej:

Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Megjithëse nga qëndrimet e Ramës dhe Veliajt që janë përbetuar ta shembin këtë vjeshtë godinën, propozimi i Shalsit mund të interpreteohet edhe thjeshtë si një lëvizje taktike sa për të ulur momentalisht gjakrat.

©Lapsi.al

 

 

 

 



1 Comment

  1. Ju te LLAPES -it jeni duke bo loje me te piset se vete Edveret. Keni nxjerr nje foto te ritushuar sikur teatrin e kane shembur dhe tashmë eshte germadhe … Jeni felliqesira si gjithmon. Nje gje është e sigurtë, kur te shkoje per lesh kjo qeveri edhe ju mediat qene do shkoni per lesh ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *