• |
ide | kryesore

Shifrat e frikshme të Reginaldos: Pesë gola në 6 ndeshje të sezonit

Sport



Reginaldo, sulmuesi i Kukësit nuk priti më gjatë ti thyente të gjitha pritshmëeritë, edhe pse sigurisht askush nuk dyshonte në aftësitë e tij realizuese. Mozambikasi shpërtheu në javën e tretë, duke marrë topin në shtëpi, pasi fiksoi tregolëshin e parë sezonal me fanellën e Kukësit.

28 vjecari cdo vit ka ardhur në ngritje e nëse në vitin e parë me Luftëtarin shënoi 8 gola dhe katër asist në 32 javë, një vit më pas e rriti perfomancën në mënyrë të frikshme me 18 gola në 31 javë vetëm në kampionat me kurbinasit. Por goli i parë ishte manual i një kombinimi të teknikës dhe qendrueshmërisë, që rrallë i gjën të unifikuara në staturat e sulmuesve të kampionatit tonë.

Mozambikasi ishte konsideruar gjithnjë një prej sulmuesve më prolifik të Superiores, por duket se këtë herë nuk do të ketë rival në titullin e golashënuesit më të mirë. E kjo jo vetëm për tre golat e shënuar në një ndeshje dhe kundër një skuadre si Tirana, që kishte pësuar vetëm një në dy ndeshjet e para. Të mëdhatë po hasin vështirësi përpara, i kishte edhe Kukësi, por jo Reginaldo dhe statistikat flasin vetë: 6 ndeshje dhe 5 gola në këtë fillim sezoni, po të llogarisësh dy në dy ndeshje në Europa League dhe 45 minutat e Champions.

Fillimi i këtij sezoni është premtues, ndoshta edhe sfidues për të gjithë sulmuesit. Sukaj, Hebaj, Krasniqi, Shkurtaj e Plaku duhet të impenjohen shumë për ti tia bërë jetën të vështirë Reginaldos, që pas largimit të kualiteteve Soëe e Guri duke padron i vetëm i zonës gol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *