• |
ide | kryesore

Shpërthimi me eksploziv në Laç, policia jep detajet e ngjarjes: Kujt i përket lokali

Lajme, Të fundit



Policia e Lacit ka dhënë informacion për shpërthimin me lëndë eksplozive që ndodhi gjatë natës në derën e jashtme të një lokali. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në lokalin në pronësi të Llesh Buraku. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet, ndërsa nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 03.09.2018, rreth orës 02:00, në lagjen Nr.4 në Laç, në derën e jashtme të lokalit ” Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit Ll.B. ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ” Shkatërrim prone me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *