• |
ide | kryesore

Shqipëria gati për Ligën e Kombeve

Sport



Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Izraelin dhe Skocinë. Dy ndeshje shumë të rëndësishm, e që në fakt nuk e gjejnë skuadrën kuqezi në konsicionin më të mirë me shumë lojtarë mes mungesës së minutave të lojës dhe dëmtimeve. Tekniku Christian Panucci pikërisht për këtë arsye ka anuar nga eksperienca duke rikthyer Migjen Bashën, ndërsa në sulm sytë janë nga sindrit Guri. Dy futbollistët në konferencë për shtyp kanë bërë të ditur ambicjet e tyre dhe objektivat e e vendosura për fanellën kuqezi…

Sindrit Guri:
Duke parë dëmtimet do kesh më shumë minuta…!
“Kam shumë për të dhënë, si për kombëtaren, edhe për klubin, siç e kam menduar unë të ardhmen time. Po mundohem të jap maksimumin në Belgjikë, ndërsa për kombëtaren dihet se motivimi është pa kufi. Më vjen keq për dëmtimin e Roshit dhe Sadikut. Është diçka negative për kombëtaren. Kjo është gjëja më e keqe për çdo futbollist. Nuk gëzohem, se më krijohen më tepër hapësira. Gjithkush ka vendin e vet në kombëtare. Do të mundohem të jap maksimumin dhe ta meritoj fanellën kuqezi. Gjithsecili ka peshën dhe përgjegjësitë e veta, do të jap gjithçka me kombëtaren. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. T’i harrojmë miqësoret që kaluan dhe të shohim përpara, nga dy ndeshjet e radhës.
Të mungon goli?
Sulmuesi futet në presion vetvetiu. Është një rol që ta krijon këtë gjë, nga mos shënimi i golit. Lojtari duhet të jetë sa më i qetë dhe goli do të vijë. Trajneri në Belgjikë më ka ndihmuar shumë. Ndodh, edhe mund të mos shënosh në disa ndeshje, por me rëndësi është të mos dekurajohesh.
Si të duket kjo thirrje në kombëtare
Nuk kam ardhur në kombëtare si për xhiro, por të jap maksimumin. Objektivi është suksesi i kombëtares, pak rëndësi nëse shënoj unë, Migjeni apo dikush tjetër. Në Belgjikë po provoj një nivel totalisht tjetër, në krahasim me Kukësin dhe Superligën Shqiptare. Është ndryshim i madh, ndaj po mundohem dita-ditës të përshtatem. Trajneri më ka dhënë besim që në fillim, më ka përfshirë në formacion rregullisht, ndaj ndihem mirë në këtë drejtim. Por, ka shumë ndryshim si kampionat dhe duhet të përshtatem.
Nëse trajneri të kërkon të luash më I spostuar?
Roli im kryesor është sulmues qendre, por në ndihmë të kombëtares mund të bëj çfarëdolloj roli, ku të më caktojë trajneri. Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme, mjaft domethënëse. Duhet të japim maksimumin, duke mos e mbajtur kokën mbas, nga miqësoret. Ftoj tifozët të na mbështesin, sepse ata janë forca jonë. Besoj se do të jenë aty për ne, siç kanë qenë gjithmonë për kombëtaren. Le t’i marrim me radhë ndeshjet, të mos shohim shumë larg, nga Europiani”.

Migjen Basha:
I rikthyer në kombëtare pas shumë kohe. Si të duket?
“Për mua është një nder që jam rikthyer, pasi kam munguar për një periudhë gati njëvjeçare. Fillimisht kam pasur një dëmtim dhe më pas trajneri vendosi që t’u japë mundësinë dhe disa lojtarë të rinj që të veshin fanellën e Kombëtares. Për mua është sikur të vi për herë të parë, ndaj jam i gëzuar që rikthejmë sërish në Kombëtare. Ne kemi reaguar gjithnjë kur kemi pasur probleme, kujtojmë këtu rastin pas humbjes së Luksenburgut. Nuk duhen nënvlerësuar dhe miqësoret. Duhet të reagojmë sa më parë, pasi nuk jemi Kombëtarja që kemi qenë dikur. Duhet të mbajë çdokush përgjegjësitë e tij”.
Kanë munguar rezultatet…
Kemi dhe lojtarë të rinj dhe mund të them se nuk ka qenë kombëtarja e plotë. Në Kombëtare vlen eksperienca e gjithkujt jo vetëm e imja. Kombëtarja normalisht që do të ndryshojë. Skuadra normalisht që do të afrojë lojtarë të rinj. Ne duhet t’i ndihmojmë ato lojtarë që të integrohen sa më parë me skuadrën. Do vi një ditë që do largohemi nga Kombëtarja.
Kundër Izraelit do të jetë vështirë me këto mungesa
Ne gjithnjë kemi pasur probleme, pasi disa lojtarë nuk kanë pasur ekip, ose disa të tjetër nuk kanë pasur shumë minuta. E rëndësishme është që lojtarët të jenë gati të japin më të mirën e tyre në çdo moment për Kombëtaren. Na duhet dhe pak fat e eksperiencë për të marrë një rezultat të mirë ndaj Izraelit.
Mavraj drejt Aris?
Varet nëse do të bien dakord të dyja palët. Di që ka interes si nga ana klubit ashtu dhe nga ana e lojtarit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *