• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Federata Britanike jep vendimin për “shqiponjën” e Mustafit

Lajme, Sport



Shkodran Mustafi nuk do të dënohet për festën e tij “me shqiponjë” pas golit të shënuar ndaj Cardiff në Premier League. Mbrojtësi i Arsenalit i lindur në Gjermani në një familje shqiptares të Maqedonisë bëri gjestin që zuri menjëherë faqet e para të medieve britanike dhe jo vetëm.

Por Federata Britanike e futbollit konfirmoi se nuk do të marrë asnjë masë ndëshkuese për këtë gjest. Për të njëjtin gjest u dënuan me gjobë nga FIFA, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pas ndeshjes së Zvicrës me Serbinë në Botërorin e Rusisë. Mediat britanike e konsideruan këtë gjest me prapavijë politike dhe paralajmëruan penalizim për shqiptarin, por zyrtarët e FA nuk kanë gjetur asgjë të antisportive në këtë rast. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Me ne fund dikush u ka spjeguar sakte se çdo të thotë ai simbol. Ne fakt do nese denohej Mustafa do ishte precedent i rrezikshem

  2. Te duash atdheun dhe te jesh krenar per prejardhjen eshte virtyt.
    Simboli eshte gjeja me minimale qe njeriu mund te beje per kete.
    Pamvaresisht ku jeton dhe cfare pasaporte mban, rrenjet jane rrenje dhe nuk harrohen kurre.

  3. Po shqiptaret e Maqedonise dhe te Kosoves e kan ne zemer Shqipen DY KRENARE po ju te Shqiperise cka keni Koperativen se koperativistet i keni ne qeveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *