• |
ide | kryesore

Basha sërish në Shkodër: T’i përgjigjemi thirrjes për aksion radikal politik

Lajme, Të fundit



Nga Shkodra kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dhënë sërish një mesazh të qartë për qytetarët, ndërsa nuk ka nguruar që të sulmojë qeverinë ‘Rama’. Në një takim me kryesinë e degës së Shkodrës Basha i kërkoi përfaqësuesve të PD që të përdorin avantazhin kryesor të opozitës për të mobilizuar njerëzit. Lideri i demokratëve ftoi qytetarët që t’i përgjigjen thirrjes për aksion radikal politik.

“Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej këtij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka.”– tha Basha.

Mes të tjerash ai theksoi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë objektivi final i aksionit dhe i platformës, që opozita do të bëjë publike në ditët dhe javët e ardhshme.

“Prandaj ka shumë rëndësi që procesi i organizimit të brendshëm, të evidentojë më të mirët brenda partisë, të evidentojë më të mirët në raport me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe, me gjasa zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që janë objektivi final i aksionit dhe i platformës, që opozita do të bëjë publike në ditët dhe javët e ardhshme.”- tha Basha



7 Comments

  1. Me vjen keq qe jemi katandisur ne duart e Edi Rames dhe Lulzim Bashes. Lulzim Basha ti as qe e ke idene se cfare do te thote organizim. Nuk ke vizion dhe nuk ti te organizosh idete e tua. Cfare doni te arrini me kete vizite ne SHkoder? Ju nuk e dini se cfare doni te arrini. Jeni nje lider i deshtuar sepse nuk di te besh strategji per te fituar, per te bashkuar grupin.Je thjehst nje loder e Edi Rames, kurse pjesa tjeter e PD jane miqte e tu dhe deputet e ministra te Sales multimilioner….Muli me Gclass shperndate uje ne autostrade mosbindje civile me 20 vete. Nga ana tjeter Shqiperise i kanoset nje rrezik shume i madh Edi Rama dhe krimi, nje katastrofe…..per mos permendur Ilir Meten hajdutin e floririt president…WTF nuk edi pse jam akoma ne Shqiperi…

  2. Po mir mor ti, hajde se po i pergjigjemi thirrjes per nje aksion radikal politik dhe po krijojme nje 97-te te dyte dhe po e permbysim Ramen. me pas kush do te jete ne krye te qeverise nje kastravec si puna jote apo nje kufome komuniste si ajo e Berishes!!!!!!!???????

    1. Ti mut i përgjigjesh vetëm thirjeve komuniste, nuk ka nevojë Basha për hale si puna jote e disa komentuesve të tjerë këtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *