• |
ide | kryesore

Baton Haxhiu: Politika e BE-së mban gjallë destabilitetin në Ballkan. Të ndryshojnë kufijtë e Kosovës

Lajme, Të fundit



Gazetari Baton Haxhiu vazhdon të artikulojë tezën e tij për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, njësoj si presidenti Hashim Thaçi. Duke folur në UET me studentë dhe pedagogë, ai hodhi akuza ndaj BE-së, e cila sipas tij e ka lënë Kosovën në një vegjetim pa të ardhme dhe me një Serbi e cila vetëm ka përfituar nga BE-ja.

“Bashkimi Europian favorizin destabilitetin në Ballkan”-tha Haxhiu, ndëtsa thekson se që nga viti 2011 dhe në vijim Serbia ka përfituar nga “mirësia” e BE, në aspektin ekonomik dhe politik. Ndërsa Kosova është në një situatë që nuk njihet nga pesë shtete anëtare të BE-së, nuk është pjesë e UNESCO-s, Interpol, apo organizmave të tjerë.

“Kjo lloj politike e BE-së jo vetëm ka dështuar, por besoj se ka mbajtur gjallë destabilitetin në Ballkan”-deklaroi Haxhiu.
Nëse Hashim Thaçi ka zgjedhur që ta artikolojë çëshjen e “korrigjimit të kufijve” me serbinë në rangje politike, Haxhiu është ai interlekutor që po investohet si aktor kryesor në një marrëveshje Kosovë-Serbi, që mund të nëkuptojë kalimin e Veriut të Mitrovicës në pjesën serbe, por gjithashtu edhe përfshirja e Luginës së Preshëvës nën Kosovë.

Për këtë “ndryshim harte”, Haxhiu konsiderohet si tradhëtar, haptas apo nën zë, por më shumë ngjan me një lexues të mirë të situatës gjeostrategjike në Ballkan, ku jep arsyet se nga kjo marrëveshje me shumë përfiton Kosova e Shqipëria, sesa Serbia, që gjithsesi sipas tij nuk e ka më mëndjen aspak në Kosovë.



3 Comments

  1. O rrace qen qe je bythe e breke me Thacin do lufte tjeter per popullin kosovar tu hapesh plage te reja qe akoma nuk ju jane mbyllur.

  2. Thaçi bashkepuntor i disa sigurimeve, Batoni bashkepuntor i UDB e ndonje tjetri, jane duke bere punen e tyre. Po angjensite e mbrojtjes te sovranitetit te shteteve shqiptare çfare po bejne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *