• |
ide | kryesore

Crvena Zvezda kërcënon Shaqirin: “E di mirë çfarë e pret në Marakana…”

F1, Sport



Crvena Zvezda është kundërshtari që mund tia bëjë jetën të vështirë cdo kundërshtari, sidomos kur luan në Stadion Rajko Mitić, më mirë i njohur si Marakana. Në grupin C të Champions League, të zbresësh në fushë në shtëpinë e serbëve është një ferr për të gjithë. Por në vecanti për Xherdan Shaqirin.

Festimi në Botëror në ndeshjen kundër Serbisë, kur së bashku me shokun e skuadrës Xhaka, bënë shenjën e shqiponjës shqiptare, duke kujtuar origjinën e tyre kosovare, nuk i ka pëlqyer aspak në Beograd. Ambjenti në Marakana sigurisht nuk do ta presë me duartroktije sulmuesin. Liverpool Echo raporton fjalët e Zvezdan Terzić, drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezda, që kërcënon Shaqirin: “Nuk mund ta imagjinoj se si një shqiptar mund të luajë me Crvena Zvezda. Kemi qenë gjithnjë një klub serb jo si Partizani që ishte jugosllav. E besoj se Shaqiri do të jetë në një presion psikologjik të madh, sepse e di se ku po shkon të luajë, e di se Zvezda është simbol i Serbisë. Nuk e di nëse do të arrijë të luajë“.

Një kërcënim me fjalë që sulmuesi shqiptar i di mirë, megjithëse Terzić tenton ta ulë dozën deri tek një sfidë sportive. “Natyrisht, si klub futbolli, ne i trajtojmë të gjithë kundërshtarët njësoj. Zvezda do të bëjë gjithcka që Shaqiri të ndihet se ka ardhur vetëm të luajë futboll dhe ta mbrojë nga situata të shëmtuara“. E lehtë ta thuash, por tifozët serbë mezi presin 6 nëntorin ditën e ndeshjes. Por ndoshta edhe Shaqiri…



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *