• |
ide | kryesore

Skandali/ Danimarka në Ligën e Kombeve me lojtarët e Futsal

Sport



Liga e Kombeve duhet ende të nisë, por rrezikon të jetë e dëmtuar që në fillim. Kontradiktat mes lojtarëve të Danimarkës e Federatës në lidhje me cmimet për futbollistët që meritojnë kombëtaren, në vecanti ata që luajnë jashtë kufijve, po vendos në rrezik zhvillimin e rregullt të ndeshjeve të para të kompeticioneve për përfaqësueset.

Askush nga dy palët nuk duket se ka ndërmend të tërhiqet e sipas asaj që bën të ditur Extra Bladet, Danimarka mund të zbresë në fushë për ndeshjen miqësore me Sllovakinë e ato të Ligës së Kombeve kundër Uellsit e Irlandës me përfaqësuesen e futsal.

E gjithë kjo duhet të marrë edhe autorizimin e Uefa-s, që edhe mund ta refuzojë kërkesën e danezëve dhe ta sanksionojë rëndë Federatën, deri në anullimin e ndeshjeve dhe vendosjen e humbjeve në tavolinë për Danimarkën.

“Duan të bëjnë të duket sikur jemi ne lojtarët që refuzojnë të luajnë kur është krejt e kundërta – ka bërë të ditur mbrojtësi Simon Kjaer – Po krijojnë një situatë që mund të sjellë probleme të mëdha për Danimarkën në nivel ndërkombëtar, edhe nga pikëpamja e sanksioneve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *