• |
ide | kryesore

Kompania Amazon vlerësohet 1 trilion dollarë, lë pas ekonomi si Turqia dhe Zvicra

F1, Planet



Amazon është bërë kompania e dytë që vlerësohet nga Wall Street plot 1 trilion dollarë, disa javë pas Apple, kompania e parë që arrin këtë shifër.

Të martën, një rritje në çmimin e aksioneve të Amazon, e cila është e listuar në bursën e ‘Nasdaq’ në SHBA, e ngriti kompaninë barrierën 1 trilion dollarëshe për herë të parë.

Arritja e kësaj shifre shënon kapitullin e fundit të një historie të mahnitshme të rritjes së kompanisë, e themeluar nga biznesmeni Jeff Bezos në Seattle të Uashingtonit, në 1994.

Për më pak se 25 vite, kompania është përfshirë në gjithçka, që nga shitja me pakicë, ushqimet e deri tek transmetimet e videove, duke mbledhur në total 178 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Gjatë këtij procesi, Jeff Bezos u bë njeriu më i pasur në botë, me një vlerë neto mbi 167 miliardë dollarë ditën e sotme.

(Jeff Bezos) 

Amazon doli në bursë me 18 dollarë aksionin në vitin 1997. Sot këto aksione arritën 2,050 dollarë, duke shtyrë vlerën e gjithë kompanisë mbi 1 trilion dollarë.

Por, me këtë rritje të shpejtë kanë ardhur edhe kritika të ashpra mbi qëndrimin e kompanisë ndaj taksave e tatimeve, dhe të drejtave të punëtorëve.

Kompania që nisi me funksion shitjen e librave dhe CD-ve në internet, është shndërruar në një gjigand që tani bën shumë nga paratë e saj nga faqet e internetit, si Airbnb, Netflix dhe Unilever. Amazon Web Services ka një kontratë prej 10 miliardë dollarësh për të siguruar online (cloud) informacionet për Departamentin amerikan të Mbrojtjes.

Madhësia e Amazon dhe pasuria e Bezos kanë zemëruar presidentin Donald Trump. Bezos bleu gazetën prestigjoze, ‘The Washington Post’ në vitin 2013. Ndërsa ai e ka mbajtur gazetën si një kompani të veçantë nga Amazon, kritikat e gazetës ndaj  Trump kanë sjellë sulme të shumta nga Presidenti kundër Bezos dhe Amazon.

“Amazon ËWashington Post është çmendur kundër meje,” shkroi Trump në Twitter në korrik, i fundit në një seri sulmesh. Trump ka akuzuar Amazon për shfrytëzimin e Sistemit Postar Amerikan (USPS) dhe mblodhi një task force për të vlerësuar financat e USPS.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar një hetim më të gjerë mbi dominimin e Amazon në shitjen me pakicë online. Kompania llogaritet se fiton 49 cent nga çdo dollar i shpenzuar nga amerikanët online, dhe është fajësuar për dështimin e shitësve të dikurshëm të fuqishëm si “Tots R Us”.

“A po përdoret Uashington Post si një armë lobimi kundër Kongresit për t’i ndaluar politikanët të kontrollojnë monopolin pa taksa të Amazon?” – u shpreh Trump vitin e kaluar.

Kompania gjithashtu ka tërhequr kritika nga e majta. Amazon aktualisht po kryen vlerësimin se ku mund të ndërtojë selinë e dytë në SHBA, e quajtur HQ2. Kompleksi masiv pritet të shtojë mijëra vende pune në qytetin që fiton.

Amazon kishte muaj që luftonte me Apple për të arritur shifrën historike 1 trilion dollarë, por humbi kur tregjet e aksioneve reaguan pozitivisht ndaj rezultateve financiare të Apple muajin e kaluar.

Të dy kompanitë tani kanë një vlerë të tregut të aksioneve më shumë se një të tretën e madhësisë së ekonomisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe më të mëdha se ekonomitë e Turqisë dhe Zvicrës.

Ndërsa kompania energjitike “PetroChina” u citua si kompania e parë e trilionë-dollarëshe në botë pas ngritjes së saj të vitit 2007, vlerësimi konsiderohet i pasigurt, sepse vetëm 2% e kompanisë u publikua për tregjet.

Ndërmarrja kombëtare e naftës së Arabisë Saudite, “Saudi Aramco”, pritej të arrinte një vlerësim prej 2 trilionë dollarësh nëpërmjet listimit të saj në bursëë, por shteti i pasur me naftë thuhet se e ka lënë në pritje këtë plan.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *