• |
ide | kryesore

Mourinho, 700 mijë euro për ti shpëtuar burgut

Sport



Telashet është mirë ti mbyllësh që në nisje. E kështu Josè Mourinho si vepron në fushë e përsërit edhe me ligjin. Portugezi ka rënë në ujdi me instancat spanjolle për një dënim për evazion fuiskal. Lajmin e konfirmon “El Mundo”, duke theksuar se me një gjobë prej 700 mijë euro, portugezi do të rregullojë pozicionin e tij kunddrejt shtetit iberik, të cilit I kishte fshhehur hyrje në lidhje me të drejtën e imazhit për më shumë se 3 milionë euro mes 2011 e 2012. Akordi do të evitonte procesin gjyqësor për Special One. Për të një vit burg, por si ka ndodhur edhe më të tjerë në të njëjtën situatë, dënimi u shndërrua në gjobë.

Shmanget kështu dënimi shqetësues për Mou, burgu. E për ironi të fatit sipas asaj që raporton Marca, duhet të firmosë paktin me institucionet në spanjë përpara të njëjtit avokat që ka firmosur në cështjen mes Hacienda e Cristiano Ronaldos. 700 mijë euro do ti shtohen, sipas AS, 4 milionë eurove që tekniku i Manchester United ka derdhur në 2014, vit në të cilin drejtësia spanjolle ka marrë masa kundër tij, për të evituar telashe të tjera. Telashe që në fakt erdhën pas shpërthimit të cështjes Football Leaks e që kanë bërë të nevojshëm një akord të ri mes Mourinho dhe shtetit spanjoll.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *