• |
ide | kryesore

Ndryshimet në Top Channel/ Zbulohen partnerët e Luanës në “Shiko kush luan”

Paparazzi



Luana Vjollcën do ta shohim edhe këtë sezon të drejtojë programin “Shiko kush luan” në Top Channel. Ai u konsiderua një sukses vitin e kaluar ndërsa në krah të Luanës ishin edhe Edi Manushi dhe Gent Hazizaj si kryetarë të skuadrave kundërshtare.

“Shiko kush luan” pritet të fillojë transmetimin në fund të shtatorit, por këtë vit do të ketë ndryshime. Mësohet se në vend të Manushit dhe Gentit do të jenë aktori Flor Binaj dhe gazetari Flori Gjini. I pari është një emër i njohur pasi prej vitesh u ka dhënë emër personazheve të ndryshme në “Portokalli” ndërsa Flori Gjini ishte një nga prezantuesit e programit “Pushime On Top”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *