• |
ide | kryesore

Nga 17 shtatori fillon aplikimi kalimit me pagesë në Rrugën e kombit, sa do të jetë tarifa

Lajme, Të fundit



Pavarësisht debatit të madh dhe pas protestave të dhunshme ku u shkatërruan sportelet e kompanisë koncesionare, pagesa për kalim në Rrugën e kombit do të aplikohet nga data 17 shtator për çdo drejtues makine. Çdo përdorues i kësaj rruge do të paguajë 660 lekë për çdo kalim, pra 5 euro.

Nuk dihet nëse do të ketë një indeksim të tarifës së kalimit për makinat me tonazh më të madh, gjë e cila u diskutuar më parë, apo dë të vihet një çmimi standard për të gjitha kalimet.

Ndërkohë për banorët e qarkut të Kukësit do të aplikohet tarifa prej 100 lekë. Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje ardhje.

Në kontratën e koncesionit parashikohej që për banorët e zonës të kishte lehtësira, por vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi të taksës derisa të identifikoheshin përdoruesit e shpeshtë.

 



7 Comments

  1. Si mund te vendoset cmimi ne euro, per nje sherbim brenda Shqiperise? Po kursin 132 ku e gjeten (5 euro × 132 = 660 leke)?

    Sa investime ka bere koncesionari qe te justifikohet kjo tarife? Se po te jete ceshtja mblidh leke dhe shpenzo nje pjese per mirembajtje, nuk ka me kuptim llogjika e koncesionarit. Sepse koncesionari ka kuptim kur kryen nje investim per nje sherbim publik, te cilin shteti nuk e mbulon dot dhe me pas merr nje tarife per te kthyer investimin + fitimet. E zakonisht per sherbime te tilla kthimi llogaritet 10 vite e siper, sepse risku eshte minimal (nuk mund te mendohet qe mos kalojne makina).

    Nese une mbledh nje tufe leke, si hajdut i felliqur dhe pastaj nje pjese e shpenzoj per mirembajtje, bie llogjika e koncesionarit. Kete e ben fare mire shteti. I paguan rrogen 10 punonjesve aty qe te mbledhin tarifen, e me pas keto fonde i perdor me tenderim per cdo sherbim mirembajtjeje. Cfare investimi ka bere koncesionari? Tenden me konstruksion metalik, sportelet dhe kompjuterat???

    Ne cfare Zululandi jetojme?

    1. Ti i ke ra pikes or Artan por kujt ja thua , te gjithe bejne shurdhin dhe memecin . Kjo qeverri kurvash justifikohet me faktin se nuk eshte konçension por PPP sipas terorise se tyre .

  2. Bbbeeeeee
    Bbbbeeeeee
    Bbbee bbbeeeee bbbbbbbeeeee
    Jemi delet e Edrames bbbbeee bbeeee na lini te paguajme bbbeeee bbbeeeee

  3. Nje plaku te vjeter me nje pashe mustaqe i kalon nje mi dhe te gjithe filluan ta tallnin , me qetesine plaku i pergjgjigjet nuk eshte problemi se kaloi miu une kam frike se mos e bene rruge . Nese populli nuk ngrihet ne revolt shume shpejt te gjitha rruget do taksohen , kjo eshte pak por e sigurt.

  4. Pyetja asht se a ia vlenë me u ngrit n’kambë me hjek origjinalin për ta zavendësue me kopjen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *