• |
ide | kryesore

Pas Shkodrës, policia jep “show” edhe në rrugët e Elbasanit

Lajme, Të fundit



Forca të shumta policie u panë mbrëmjen e së hënës në rrugët e Shkodrës. Në disa media dhe portale pranë qeverisë u njoftua për një operacion të madh që uniformat blu kishin nisur për kapjen e kriminelëve që kishin terrorizuar qytetin. Të njëjtat burime thanë se po kryheshin edhe kontrolle në disa banesa të dyshuara në lagjen Dobrac e njohur si bastion i Bajrave.

24 orë më pas asnjë njoftim zyrtar. E qarte se operacioni kishte si qëllim vetëm dhënien e një përshtypjeje se policia ishte vënë në lëvizje pas akuzave të opozitës. Një ditë më pas anjë rezultat nuk u njoftua për këtë “operacion që kishte çliruar Shkodrën e pushtuar”.

LEXO EDHE: 

VIDEO/ Pas akuzave të opozitës, Xhafaj nxjerr policinë në rrugët e Shkodrës… për show

Mbrëmjen e së martës e ka pasur radhën një tjetër qytet për të parë “spektaklin” e policisë së shtetit. Në rrugët e këtij qyteti i konsideruar shpesh nën pushtetin e grupeve kriminale janë parë furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Edhe në Elbasan policia ka ushtruar një sërë kontrollesh në makinat luksoze që qarkullojnë në qytet. Ende nuk ka të dhëna nëse është arrestuar ndonjë person i kërkuar apo pjesë e bandave. Duket se do të presim cili qytet do të ketë radhën të mërkurën për të parë policinë në rrugë… ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *