• |
ide | kryesore

Kamza zgjedh trajner ish-lojtarin e kombëtares

Sport



Kamza nuk ka humbur kohë për të vendosur trajnerin që do të zëvendësojë në pankinë Bledar Devollin, të shkarkuar pas humbjes në Niko Dovana përballë Teutës, në javën e tretë të kampionatit. Klodian Duro, ish-trajneri i Kukësit është akorduar me klubin e Kamzës deri në përfundim të sezonit, duke qendruar në të njëjtat shina Kamza, pasi në vend të Devollit vjen një tjetër ish-futbollit i Tiranës, e që në ide ka futbollin ofensiv.

Kushedi nëse ky fakt nuk do të jetë sërish problem në marrdhëniet me presidentin Qarri. Nuk ulej në një pankinë Duro që nga largimi nga klubi verilindor në qershor të 2016, por tashmë duhet të nisë aventurën e re me Kamzën, që në tre javët e para ka vetëm një fitore.

Klubi ishte në negociata edhe me Gentian Mezanin, ish-trajnerin e Laçit, që refuzoi ofertën e Kamzës, ashtu si dhe me Ernest Gjokën, që është konsideruar shumë i shtrenjtë për arkat e klubit. Një ide drejtuesit e Kamzës e patën edhe për Sulejman Starovën, pas divorcit të tij me Ferronikelin në Kosovë, por më pas i përzgjedhuri rezuloi Klodian Duro, që do të përfitojë edhe nga pauza e kampionatit për shkak të impenjimeve të kombëtares për tu përshtatur me skuadrën.


Largimi i Devollit histori e përsëritur në Kamëz

Bledar Devolli nuk e mendonte se rrezikonte përpara ndeshjes me Teutën në Niko Dovana për disa arsye. Më e thjeshta është sepse ishte vetëm java e tretë e kampionatit, një tjetër është se kishtë fituar një ndeshje dhe ishte mundur nga Partizani e tani luante kundër një skuadre të pamundur dhe një tjetër ishte sepse Kamza e tij kishte bërë performanca pozitive në të tre takimet.

Ndoshta karakteri i vështirë nuk është në favor të tij, ashtu si dhe këmbëngulja për ti dhënë skuadrës një lojë të caktuar, pa dashur ti përshtatet kundërshtarëve. Mund të jetë edhe gabim, në kohën kur nuk është se ke skuadrën më me kualitet në Superiore, por në fund të fundit cili president nuk dëshiron që skuadra e tij të ketë një fizionomi: është kjo që i kërkohet gjithnjë trajnerit. Por sic duket jo në Kamëz.

Devolli u shkarkua pa i dhënë asnjë mundësi, pa vënë në balancë asgjë nga ato që tekniku i kishte dhënë skuadrës, praktikisht u mor një vendim i njëanashëm, që në Kamëz nuk është hera e parë që shihet. Divorcet me trajnerët nuk janë risi për presidentin Qarri, e di mirë këtë edhe Ahmataj.

Tekniku gjirokastrit i shkarkuar në javën e tretë të kampionatit nuk është i vetmi që është gjaknxehtë. Kreu i Kamzës nuk ngurron të prishë projekte të menduara në start, duke i dhënë prioritet impulsivitetit të tij. E tani e gjen veten në kërkim të një trajneri që duhet të adaptojë idetë e tij me skuadrën e ndërtuar për të thjera ide…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *