• |
ide | kryesore

Shqiptari tenton ta përdhunojë francezen, pastaj vetëdorëzohet në polici

Lajme



Një shqiptar është arrestuar pasi ka dhunuar dhe ka tentuar të abuzoje seksualisht me një të re në Francë.

Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 2 shtatorit. Pre e sulmit ka rënë një e re franceze. Ajo po kthehej në banesën ku jetonte në Rocabey pas një dasëm, kur aty u ndesh me një burrë, sipas dëshmitarëve me shtetësi shqiptare, i cili u hodh mbi të.

Ai e dhunoi dhe tentoi ta përdhunojë të renë. Në një moment ajo arrin të largohet me agresorin që e ndiqte me vrap, derisa ndërhynë disa kalimtarë që e detyruan të largohet.

Një nga dëshmitarët arriti ta identifikojë keqbërësin, i cili u vetëdorëzua në polici.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *