• |
ide | kryesore

Skuadra e Izraelit vjen në Shqipëri, DASH: Kujdes në Elbasan!

Lajme, Të fundit



Të premten në Elbasan luhet ndeshja Shqipëri-Izrael, e cila është e vlefshme për kompeticionin Liga e Kombeve.

Departamenti Amerikan i Shtetit në një njoftim për këtë ndeshja lajmëron qytetarët amerikan që jetojnë në Shqipëri që të kenë kujdes.

Në një njoftim shkruan se nuk kanë kërcënime nga ndonjë person i caktuar, por sërish bëjnë thirrje për të pasur kujdes.

“Një ndeshje futbolli do të luhet mes Shqipërisë dhe Izraelit në 7 shtator, ora 20:45. Edhe pse nuk jemi në dijeni për kërcënime specifike ndaj shtetasve amerikanë, i ftojmë që të kenë kujdes pranë stadiumit të Elbasanit, para dhe gjatë ndeshjes”, – shkruhet në njoftim.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *