• |
ide | kryesore

Video/ Kampioni i Liverpool që pastron banjat e xhamisë

Sport, Video



Nga goli në King Power Stadium tek banjat e e një xhamie në Liverpool. Sadio Mané, sulmues i Të Kuqve, gjen gjithnjë kohë të bëjë të flasë për vete, brenda dhe jashtë fushe. Besimtar dhe frekuentues i rregullt i xhamisë Al-Rahma në Liverpool, sulmuesi ka qenë protagonist i një xhesti që tregon thjeshtësinë e kampionit senegalez. I xhiruar rastësisht nga një tifoz, Mane shfaqet duke mbushur ujë, për të ndihmuar në pastrimin e dyshemeve të banjave të xhamisë.

Një video që, si gjithnjë në rrjetet sociale, është bërë virale. Një xhest që ka ekzaltuar tifozët e senegalezit, që duhet thënë se nuk është hera e parë që tregon këto lloj xhestesh. I rritur në fshatin Bambali në jug të Senegalit, sulmuesi në të kaluarën ka dhuruar 200mijë stërlina piëkrisht për fshatin e tij për të ndihmuar në ndërtimin e një shkolle.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *