• |
ide | kryesore

VIDEO/ Provokon imami i Tiranës: Femrat duan lekë, i bëjnë meshkujt hajdutë

Lajme, Të fundit



Ka provokuar mjaft publikimi në rrjet i një deklarate të imamit nga Tirana, Elvis Naçi. Gjatë një predikimi në Xhaminë e Tabakëve, imami thotë se femrat janë ato që “i fusin meshkujt në gjynahe”.

“Femrat duan lekë. Femrat të bëjnë hajdut. Po. Po. Femrat të bëjnë hajdut. S’ka lidhje a kanë faj femrat. Po femrat që e kanë lënë veten të jenë objekt pasioni për meshkujt…?

Zoti i udhëzoftë, por ti që u dhe pas femrave, femrat kanë kosto. Ajo femër që ti do të plotësosh pasionet vetëm për shoping kur hyn… ti duhet të vjedhësh se nuk ia del dot.

Për femrat që e japin veten për pasionin, ti duhet të bësh 1 mijë e një zullume që të blesh atë makinë që do ajo. Ja pra fillojnë veset.

Pra o njerëz të mirë që ju dua shumë mos e filloni me femrat se e mbaroni me vjedhjet. E filloni me femrat dhe e mbaroni me drogën” – thotë ndër të tjera Naçi.

Edhe disa muaj më parë Elvis Naçi u kritikua pasi në një prej predikimeve të tij, e shikonte femrën si objekt në shërbim të mashkullit. ©LAPSI.al

(Pjesa për femrat në minutën 9.30)



5 Comments

  1. O zotri Gazetar po qfar sésht e vérrtet né até qé thot Imami po ti a i ke ato kushte me pagén ténde Tja plotsosh déshirat atyre femrave qé thot Imami.

  2. Nuk te ben femra hajdut por e ben ti mashkull veten hajdut. Nuk te ben femra kriminel trafikant.por ti behesh vete kriminel.
    Ne fakt e kunderta eshte e vertete. Shume femra abuzohen nga meshkujt shume femra dhunohen, neperkemben , te tjera prostituohen e shume femra jane vrare nga meshkuj

    Burrat apo meshkujt kur nuk kane leke per mercedes pse hapen bythesh kot??? mos bej tangerllik kot
    Gabimin , dobesine apo qofte dhe fatin tend te keq, mos ia hidh femres si krijese me e dobet dhe me e lehte per tu dhunuar

    Feja eshte si parti politike , u duhen mbeshtetes per vota para lavdi merita krenari dukje lakmi ngasje etj etj
    Interpretimet e rradhes apo mendimet e imameve qofte edhe kur nisen nga deshira te mira mos i merrni si te verteta. Shumicen e rasteve nisen nga gjera te tjera dhe shume here ia fusin kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *