• |
ide | kryesore

Watford është Leicester i ri: numrat dhe historitë e lojtarëve e konfirmojnë

Sport



11 fitore, 8 barazime, 19 humbje. Një kampionat pa shumë ekzaltime i mbyllur me një vend të 14. Shifra që nuk duhet ti pëlqejnë asnjë tifozi, por që për Watford janë statistika intersante, po ta lidhësh me startin e këtij sezoni. 2017/18 e Hornets të kujton pak si shumë atë 2014/15 të Leicester City. E të gjithë e mbajnë mend si ka përfunduar sezoni pasardhës për Dhelprat. Starti i fortë i skuadrës së Gracia ka bërë që krahasimet të mos ndalen më. E, përvec numrave, ka shumë ngjashmëri mes skuadrës së Ranieri, e aftë të bënte një mrekulli të paharrueshme, e londinezëve, që tani shpresojnë të paktën një sezon për tu mbajtur mend.

Postimi në Tweeter i Jimmy Conrad, ish-futbollistit amerikan, në këtë aspekt është iluminues. “Deeney është Vardy. Pereyra është Mahrez. Capoue është Kanté. Foster është Schmeichel. U krye”. Në fakt, krahasimi është i gjetur. Mjafton të marrësh Deeney: një e kaluar në burg se rrahu një student në një pub, një raport me alkoolin jo shumë i thjeshtë dhe shumë gola, pavarësisht se sezoni i kaluar nuk shkoi shumë mirë. Natyrisht që të kujton djalin nga Sheffield që për 6 muaj luajti me byzylyk elektronik. E nëse vazhdon kështu mund të vijë edhe thirrja nga Southgate, ashtu si Vardy në moshën 30 vjecare.

Pereyra, ish-Udinese e Juventus, shkoi në Angli pas dy titujve kampion me bardhezinjtë. Djathtosh që luan edhe majtas, pikërisht si Mahrez. Për të në këtë sezon tre ndeshje e tre gola në Premier League. Mund të jetë viti i duhur, njësoj si për franko-algjerianin tek Leicester? Në mesfushë, për të ngjarë me Dhelprat, duhet një motor francez. Watford e ka edhe atë. Etienne Capouè, 30 vjec, me disa ndeshje edhe për përfaqësuesen, mund të mos jetë krejt Kanté, por e mban mesfushën e Gracia në nivele të larta. Për Foster, krahasimi me Schmeichel është i pashmangshëm. Sigurisht, mosha nuk luan në favor të portierit dhe shokëve të tij, por duke qenë se numrat luajnë një rol të rëndësishëm, atëherë nuk është e ndaluar që Watford të ëndërrojë …



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *