• |
ide | kryesore

Arratisen 50 emigrantë të anijes Diccioti

Lajme, Të fundit



20 prej tyre do të vinin në Shqipëri, por rreth 50 emigrantë të anijes “Diciotti” (kishte 150 persona në bord) janë zhdukur. Disa janë larguar nga qendra “Rocca di Papa” përpara se të niseshin drejt dioqezave mikpritëse, ndërsa të tjerë kanë humbur gjurmët me të mbërritur në qendra të ndryshme të “Caritas”-it.

Selia e kryeministrit, “Viminale” ka sqaruar se “bazuar në ligj, këta persona janë të lirë të lëvizin, kështu që nuk i janë nënshtruar mbikëqyrjes së shtetit”, ndërkohë që Salvini nuk ka ngurruar të bëjë ironinë e radhës: “Po, a nuk i kisha rrëmbyer unë?”

“Ishin kaq të dëshpëruar saqë kanë preferuar të heqin dorë nga ushqimi dhe akomodimi i garantuar për të shkuar kushedi se ku. Kjo është prova e disatë se, kush zbarkon në Itali jo gjithmonë ia ka mbathur nga uria dhe nga lufta, pavarësisht gënjeshtrave të së majtës dhe atyre që i përdorin emigrantët për të bërë biznes” – theksojnë nënsekretarët e Ministrisë së Brendshme, Stefano Candiani dhe Nicola Molteni.

“Asnjë prej këtyre personave nuk dëshiron të qëndrojë në Itali, kjo dihet – shpjegon drejtori i “Caritas”-it italian, don Francesco Soddu qe shton: “E përpara një situate mirëbesimi, herët a vonë kushdo do të kishte zgjedhur të largohej vullnetarisht”, pikërisht sepse struktura që i mirëpret nuk e ka për detyrim t’i mbajë. Ka qenë një largim vullnetar, jo një arratisje. Largohen nga një situatë ‘paraburgimi’ dhe nuk është rasti i parë. Askush nuk dëshiron të qëndrojë në Itali”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *