• |
ide | kryesore

Arrestohen dy hajdutët besimtarë që grabitën katedralen e Korçës

Lajme, Të fundit
korce1.jpg



Kanë rënë në prangat e policisë dy nga grabitësit e katedrales së Korçës.

Uniformat blu kanë arrestuar Genci Arifin dhe Joan Cigaren, 40 dhe 23 vjeç, si autorë të dyshuar.

Ndërsa është shpallur një kërkim një person i tretë, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, si bashkëpunëtor në dhunimin dhe grabitjen e katedrales mbrëmjen e së dielës (2 gusht).

Burime nga policia raportojnë se 23-vjeçari rezulton përdorues i heroinës.

Grabitësit hynë në katedrale si besimtarë dhe qëndruan gjatë natës brenda objektit të kultit pas meshës së të dielës.

Ata thyen dhe grabitën arkat ku besimtarët dhurojnë para dhe që Mitropolia e Korçës i përdor në ndihmë të njerëzve të nevojë.

Vetëm në arkën e ndihmave për të vobektit, mendohet se janë përvetësuar rreth 20 mijë lekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *