• |
ide | kryesore

Befason Toni Kroos… zgjedh Francën

Sport



Toni Kroos ka zgjedhur ekipin e Francës si model për t’u ndjekur nga kombëtarja gjermane, pas dështimit të kësaj të fundit në “Rusi 2018”. Kjo zgjedhje e mesfushorit gjerman ka ardhur në prag të miqësores që Gjermania dhe Franca do të diskutojnë të enjten.

“Ne duhet të arrijmë kompaktësinë që ka ekipi i Francës, ata janë të aftë të shënojnë nga asgjë ose thuajse nga asgjë”, u shpreh ylli i Real Madrid, duke shprehur admirimin për stilin e lojës të skuadrës që sapo është kurorëzuar mbretëreshë e futbollit botëror.

“Qëllimi është t’i lëmë sa më pak mundësi kundërshtarit, dhe kjo do të jetë një armë efikase kundër Francës, sepse është pikërisht kjo forca e Francës:  një mbrojtje e mirë dhe lojtarë shumë të shpejtë në sulm që kundërsulmojnë sapo gjejnë hapësira, Ndaj ne nuk duhet ta lejojmë këtë”, theksoi edhe trajneri i Gjermanisë Joachim Loew.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *