• |
ide | kryesore

Dështimi në aksin Tiranë-Elbasan/ Qeveria për 5 vjet nuk shtroi dot 13 kilometëra rrugë

Lajme, Të fundit



Rruga Tiranë – Elbasan do të hyjë në rekordet e historisë së ndërtimit të rrugëve në Shqipëri, si segmenti që ka marrë kohën më të gjatë për të përfunduar. Në 5 vitet e fundit, 13 kilometrat nga rrethrrotullimi i TEG deri në hyrje të tunelit të Elbasanit nuk janë shtruar ende. Me këto ritme i bie që të jenë ndërtuar 1.8 kilometra në vit.

Punimet për të ndërtuar rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin filluan në vitin 2011, ndërsa tuneli i Kërrabës dhe segmenti nga tuneli për në hyrje të qytetit të Elbasanit ishin gati në pranverë të 2013-s.

13 kilometrat nga Tuneli në drejtim të Tiranës kane mbetur për 5 vjet një kantier i hapur.

Për katër muaj përfundon viti 2018-të, por pamja që kemi parë përditë në kantierin në afërsi të fshatit Ibë, që ka hapur firma që po kryen punimet për Tiranë-Elbasan, është e njëjtë. Kamionët dhe makineritë që po punojnë për shtrimin e rrugës mund të numërohen me gishtat e dorës.

Punimet vazhdojnë të zvarriten për arsye të ndryshme, njëherë për shkak të rrëshqitjeve, njëherë se nuk kishte studim gjeologjik, e pas mbylljes së projektit ishte problem i gjetjes së parave.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë në një përgjigje për televizionin Klan se arsyeja kryesore se përse kilometrat e fundit kanë mbetur pa u shtruar është mungesa e fondeve.

Një javë më parë qeveria miratoi një kredi të dhënë nga OPEC me vlerë 16 milion dollarë, e cila do të shërbejë për mbylljen përfundimtare të të gjithë segmentit. Mospasjen e financimit të duhur për rrugën, Autoriteti Rrugor Shqiptar ia ve drejtimit të vjetër i cili në vitin 2016-të kërkoi shumën reale që duhej me vlerë 57 milion dollarë te OPEC, ndërsa në ministrinë e Financave, si autoritet përgjegjës për marrjen e kredisë, e bëri për një fond me vlerë 35 milion euro.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës, kësti i fundit i OPEC do të bëhet efektiv brenda Shtatorit dhe rruga pritet të mbyllet brenda vitit.

Afati i përfundimeve është shtyrë disa herë dhe deri sot, fatura e 32 kilometrave autostradë që lidh Tiranën me Elbasanin, ka kapur vlerën e 450 milionë Dollarëve.



14 Comments

  1. Po e dini ju qe ka nje kompani, qe ka nje kontrate, qe ka ca pika per tu zbatuar ne ate kontrate apo vk se e ndjekim si me CEZ-in dhe e marrim punet ne ne dore. Pastaj iken ne arbitrazh dhe e ha sallatorin te gjate sa Luli. Se ne i paguajme nga taksat tona apo Vk.
    PO PSE SFLISNI KUSH E SOLLI, SI NISEN punimet me komandat Saliun qe priste shrita se ai i ka bere nja 10000000km rruge po pavarsisht se seshte mbaruar dhe jane te gjitha te lena pergjysem.
    Apo VK se saliu iku ci qi temen, llogari te kerkojne salinjte e vegjel se duan ta heqin nga bythe e vet me akuza qe bejne perdite duke mashtruar dynjane, pale cdo gje qe ndodh tani i thone SKANADAL, A pika mu ne byth shqupit me gjith pularine qe ka brenda

    1. Mos ha shumë mut Saliu u qin farën e komunizmit ju qelbësirave,
      Numëro një punë të edvin drogës në 5 vjet dhe jemi në rregull.

      1. Po ja se po mendojne te hedhin ne ere nje Fshat andej nga Lushnja, Pastaj do vrasin nja 4 fshatar me duar ne xhepa ne bulevard dhe do shajne kedo qe spranon qe ata qe i vrane jan heronj. Pastaj do shesin dhe detin. Do vjedhin dhe gjith Shqiperine me ane te nje kompanie elektrike hungareze qe do na e beje paje nje shok i vet. Do behet dhe nje rruge Tirane -Greqi qe do kushtoj nja 1.2 miliarde dollare por rruga deri ne tepelen do vi dhe nuk do ta mbarojne dot se leket do avullojn. Dhe aty pastaj sukseset do duken Qartazi

  2. Aq shume km ka bere kjo qeeri sa nuk arrij dot ti numeroj. mu moren mendt

    Me mire me koncesion tek Ceti , bojm noi lek me at rast.

    VK popullit se knaqet me bar si ne kohen e dulles

  3. Mjaft qe VK eshte i kenaqur(qe ne fakt eshte i njejti komentues me emra te ndryshem si jkl, etj etj, cendrifugisy e merobazist i shkare)!

  4. Mire qe nuk ndertoi as edhe nje meter rruge , por kerkon 16 milion dollar per te hequr pese gure qe kane zene njerin aks te rruges. Kjo rruge eshte fytyra e vertete e kesaj qeverrie , premtoi diellin ne toke por solli vetem PPP-te (hajdutllikun).

  5. Pse cuditeni. Do shtrohet rruga do mbillen palmat do thahen palmat do hiqen e zevendesohen me pisha si tek Tirane Durres.Deri sa nuk ka opozite keta bejne palle. Basha fle gjume thote Rama dhe ka te drejte. Jane thare qindra peme te mbjellura keto dy vite dhe nuk i evidenton as kush. U be parkingu para stadiumit me eufori dhe u prish per ndryshim projekti.
    Cmimet e fruta perimeve kapen rekordet gjate veres .Dhe shume gjera qe rendojne xhepat e qytetareve.

  6. Fakti qe 32 km kerkojne 450 mil Eur i bie qe kosto eshte rreth 1 km/15 milione me pak fjale 1 m/15.000 Eur…Keto jane rruget tona.Rruga Split Zagreb e ndertuar nga Kompani Austriake dhe Kroate, ne terren malor, per 77 km(dyfishi) ka kushtuar 550 Milione Eur..dhe po thuhet qe kishte shume korrupsion…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *