• |
ide | kryesore

Dyshimet, mendohet se shqiptari në Spanjë u vra për hakmarrje, bëri burg për vrasje në 2008

Lajme, Të fundit



Kush ishte 43-vjeçari shqiptar që u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në Reus të Spanjës. Cilat ishin arsyet e atentatit me armë ndaj tij, ku tre nga plumbat e shkrehur do ti merrnin jetën? Këto janë dy pyetjet e ngritura nga policia e Spanjës, ndërkohë që hetimet vijonë. Viktima është është identifikuar si Fatmir. A., një qytetar i dënuar me burg si autor i një vrasje të kryer në një pikë karburanti në Cambrils në fillim të vitit 2008.

Pas tre muaj hetime, Garda Civile e Tarragonas do të arrestonte shqiptarin që i mori jetën një të riu 26 vjeçar me 29 shkurt të një dekadë më parë. Hetimet e para për vrasjen çuan në Reus, ku u gjet automjeti me të cilin u larguan autorët e krimit. Më pas do të vinte arrestimi i Fatmir A., më 20 maj 2008, si autor i vrasjes. Ai mbante dokumente të rreme bullgare. Një ditë më pas, policia do të arrestonte dhe Ilie S. për fshehje të krimit.

Krimi ndodhi në stacionin e shërbimit “Los Conejos” në Cambrils, ku mes personave në dy automjete ka pasur përplasje me armë zjarri. Përleshja do të përfundonte me vdekjen e 26-vjeçarit, banor i Vila-seca.Ai mori dy plumba, në kokë dhe shpatull. Atij iu gjet në dorë një pistoletë gjysmë automatike. Autorët e krimit u arratisën me makinën e tyre dhe Guardia Civil e mbylli hetimin me arrestimin e autorit të vrasjes dhe të mbulimit.

Shkak i vrasjes ishte prishja për pazaret e drogës dhe prostitucionit.  Rasti u paraqit në gjyq në vitin 2011. Një marrëveshje ndërmjet mbrojtjes dhe aktakuzës çoi në mbylljen e rastit me një dënim prej gjashtë vitesh burg për krimet e vrasjes dhe posedimin e paligjshëm të armëve. Siç u vërtetua më vonë, ditën e incidentit autorët e krimit dhe viktima ishin takuar  në afërsi të tregut Bonavista dhe më pas i dyshuari kryesor shkoi me makinë në stacionin e kaburantit në Salou. Atje ai u takua sërish me bashkatdhetarin shqiptar me të cilin ishte përballur.

Pastaj, ndërsa të gjithë ishin brenda makinës së tij, njëri prej tyre gjuajti në anën tjetër, por plumbi u rikthye jashtë derës pa shkaktuar dëme. Ai u përpoq të lëshojë një të shtënë të dytë, por arma dështoi. Personi i dytë u përgjigj duke qëlluar dy të shtëna, duke i shkaktuar vdekjen.

Fatmir hyri në burg dhe me sa duket kishte dalë kohët e fundit. Me sa duket, ai jetonte në Reus. Hakmarrja mendohet se ishte rezultati fatal i vrasjes së 43-vjeçari në lagjen La Pastoreta këtë mëngjes. Tre të shtëna të sakta në një distancë të afërt i kanë dhënë fund jetës së Fatmirit, ku njërin prej plumbave dyshohet se e ka marrë në kokë.

Të shtënat dhe shpejtësia e çmendur e automjetit alarmuan lagjen, ku disa prej banorëve do të ishin dëshmitarë okularë të krimit. Pra, një nga hipotezat e  policisë është se vrasësi ishte brenda një makine të zezë, ndoshta një Peugeot. Fqinjët shpjeguan se dëgjuan disa të shtëna dhe me sa duket tre prej tyre depërtuan në trup. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e autorit të të shtënave dhe ndoshta një bashkëpunëtori që drejtonte mjetin.



1 Comment

  1. Puuuu cfare perkthimiiii ahahah

    ‘Pastaj, ndërsa të gjithë ishin brenda makinës së tij, njëri prej tyre gjuajti në anën tjetër, por plumbi u rikthye jashtë derës pa shkaktuar dëme. Ai u përpoq të lëshojë një të shtënë të dytë, por arma dështoi ”

    keta gazetart ose perkthyesit e ketyre portaleve te ngrene nervat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *