• |
ide | kryesore

Helmuan ish-spiunin rus Skripal në Britani, zbulohen autorët

Planet



Prokurorët e Britanisë së Madhe kanë zbuluar emrat e dy rusëve të dyshuar për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal.

Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshiro janë akuzuar për tentativën e vrasjes së ish-agjentit të rus dhe vajzës së tij, së bashku me një oficer policie britanik.

Sipas prokurorisë, ka “prova të mjaftueshme” për ti akuzuar për ngjarjen.

Ata mendohet se i kanë përdorur emrat si pseudonime dhe janë rreth 40 vjeç.

Përtej identifikimit të tyre si shtetas rusë, nuk u dhanë informacione të tjera se kush ishin dy burrat.

Sergei Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij Julia, 33 vjeç, u helmuan me agjentin nervor Novichok në Salisbury në mars të këtij viti.

Sue Hemming, drejtoreshë e Shërbimeve Ligjore të CPS, tha për mediat se kishte prova të mjaftueshme “për të siguruar një perspektivë realiste të bindjes dhe se është në interes të publikut që të akuzohen Aleksander Petrov dhe Ruslan Boshirov”. 

Policia Metropolitane thotë se ata arritën në Gatëick Airport nga Moska më 2 mars dhe qëndruan në City Stay Hotel në Bow Road, në lindje të Londrës përpara se të udhëtonin për në Salisbury më 4 mars, ku dera kryesore e shtëpisë së Skripal ishte e helmuar me Novichok.

Akuzat përfshijnë komplotin për të vrarë Sergei Skripal, vrasjen në tentativë të Sergei Skripal, Julia Skripal dhe Nick Bailey, përdorimin dhe posedimin e Novichok në kundërshtim me Aktin e Armëve Kimike si edhe shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore me qëllim ndaj Julia Skripal dhe Nick Bailey.

Kjo ngjarje solli një përplasje diplomatike mes midis Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Qeverinë britanike fajësoi Moskën për tentativën e vrasjesës së Skripal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *