• |
ide | kryesore

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev: Rama ma premtoi në Durrës një port për Maqedoninë

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke folur para anëtarëve të Dhomës Ekonomike në Shkup tha se kryeministri Rama i ka premtuar që Maqedonisë t’i jepet një port në Durrës që do të shfrytëzohet nga kompanitë e Maqedonisë për shkëmbime tregtare.

Zaev, i cili ndodhet në një fushatë për referendumin e fundit të muajit shtator, po bën takime për të folur për të ardhmen e vendit te tij.

“Ja për shembull me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valojë flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona dhe konkurrenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë. Një nga çështjet që lidhemi kështu me Bullgarinë është që të kemi alternativën e tretë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurrencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve”, tha Zaev.

Në këtë takim, Zaev foli për përfitimet e Maqedonisë nga marrëveshja me Greqinë dhe integrimet euro atlantike. Zaev tha se pas portit në Durrës, synojnë që të hapin edhe një port në Bullgari për dalje në Detin e Zi, ndërsa marrëveshjet e reja të Maqedonisë dhe hyrja në NATO po ndikon direkt te ekonomia.



5 Comments

  1. rama ta jep dhe linden,delina ficon,rudina magjistarin,makoqin ,gregorin,zahon,aneten,ter ps se bashku me rilindja po i dha nje pall ose ngjal te lyer me kokain siq i dha meta ne lalz.aty qelbesira rama harrohet ,nuk i kujtohet asgje siq nuk ju kujtua se met hajnit i kerkoi bllokun me ze dhe figur por i thithi ngjalen.

  2. Do kete qene nen efektin e kokaines prandaj te ka premtuar o Zaev.Senuk ja ka lene Kristaqi me te emen qe te te jape vend per te ndertuar port ti o shule .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *