• |
ide | kryesore

PD kërkon ‘kokën’ e Xhafës dhe Veliut: Të shkarkohen dhe të ndiqen penalisht

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike nuk heq dorë nga ‘koka’ e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Përmes një letre dërguar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, PD kërkon që të shkarkohen nga detyra, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Në letrën që PD i drejton kryeparlamentarit Ruçi thuhet se “Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk i kanë vënë në dispozicion për 5 muaj asnjë dokument Komisioni Hetimor”.

“Ministri i Brendshëm dhe kreu i policisë akuzohen nga PD për pengim të qëllimshëm të Komisionit Hetimor “Tahiri” dhe kjo bëhet me qëllim fshehjen e gjurmëve të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar”, thuhet në letër.

Gjithashtu, PD akuzon Ministrin Xhafaj për asgjesim provash në mbrojtje të vëllait trafikant, si dhe Tahirit, Ballës, Çyrbjës etj.

“Mandati i Komisionit Hetimor perfundoi sot pa asnjë rezultat për shkak të pengimit të qëllimshëm të punës nga qeveria”, thuhet ne leter duke shtuar se “Pengimi i Komisionit Hetimor nga Qeveria është dhunim i kushtetutës dhe asgjësim i Parlamentit.”

“PD kërkon shtyrjen e Komisionit Hetimor “Tahiri” me 3 muaj dhe qëndrim të prerë nga Kuvendi për përgjegjësit”, mbyllet letra e PD drejtuar Gramoz Ruçit.



6 Comments

  1. Perse kerkoni koken e tyre? Nehere thoni qe Xhafaj eshte nen urdherat e Rames, pra kerkoni largimin e Rames me pare pastaj te ketyre e me rradhe.Prandaj nuk jeni te besueshem sepse nuk keni vazhdimesi ne ato qe thoni dhe ne ato qe beni

    1. Juve nuk ju plas as per komisionin hetimor e as per ceshtjen e tahirit. Kete e di i madh dhe i vogel. Fillimisht godisni fatmir xhafen qe ta shkarkoni se do ju bjeri ne koke reforma ne drejtesi pastaj doni te vini ne pushtet por shqiptaret nuk jane budallenj per kto lojra te trasha tuajat kshu qe basha me shoket e tij boll na kane rrjepur nga leket ne popullin por te burgosen per kete gje dhe mos na nxjerrin me.kete pederastin thuthuq qe e perdorin kudo.

    2. Po pse kerkoni te largohet fatmor xhafa ju?? Se e dini mjaft mire qe me fatmir xhafen bie edhe reforma ne polici dhe ajo ne drejtesi dhe kryetari juaj shpeton nga burgu.

    3. Çe nxirrni kete thuthuqin papagall qe do vetem ti bej fresk kryetarit te partis se tij pa e ditur fare se cfare po ven e thot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *