• |
ide | kryesore

Pekerman largohet befasisht nga Kolumbia, shkak është Argjentina

Sport



Josè Pekerman është larguar në mënyrë të papritur nga Kolumbia. Pas Botërorit të mirë në Rusi, 59 vjecari ka vendosur ti japë fund aventurës me Cafeteros, që e kanë bërë publik vendimin e teknikut përmes një note zyrtare në faqen e Federatës. Pas zgjedhjes së Pekerman, që ka udhëhequr përfaqësuesen kolumbiane për 6 vjet, mund të jetë mundësia për të marrë drejtimin e pankinës prestigjioze të Argjentinës. Për të në fakt do të ishte një rikthim, duke qenë se e ka drejtuar Albiceleste nga 2004 në 2006.

“Na bëri të luanim në dy Botërorë por kërkoi të largohej, nuk lidhet me kërkesa ekonomike” ka bërë të ditur presidenti i Federatës kolumbiane Jesurun që justifikoi në këtë mënyrë largimin e Pekerman. Tata Martino e Sampaoli mund të zëvendësojnë teknikun në krye të Kolumbisë, që e mbylli botërorin në 1/8 e finaleve e mundur me penallti nga Anglia.

Të njëjtën rrugë që në fakt përshkoi edhe Argentina, e eleminuar nga Franca. Me shumë mundësi i takon Pekerman tani të bëjë kthesën, duke filluar nga nëntori, kur përfundon periudha e administrimit që i është besuar Lionel Scaloni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *