• |
ide | kryesore

Policia Rrugore mbush arkën e shtetit me gjoba, vetëm në gusht janë vendosur rreth 38 mijë gjoba

Lajme, Të fundit



Vetëm për muajin gusht janë ndëshkuar 37747 drejtues të mjeteve. Prej tyre janë 275 leje drejtimi të pezulluara për përdorim të pijeve alkoolike, ku janë 140 të ndaluar në komisariat. Po ashtu 480 patenta janë hequr për shkak të shpejtësisë. Sa i përket rripit të sigurisë janë vendosur 1700 gjoba për mos vënie të tij dhe 6000 të tjera janë për parakalim të gabuar.

Duket se ka një ndërgjegjësim përsa i përket përdorimit të telefonit gjatë drejtimit të mjetit ku shënohen vetëm 52 masa. Në raport me vitin e shkuar behët e ditur se janë dy viktima më shumë, por me 10 të plagosur rëndë më pak.

Në autostradë në sens të kundërt

Qarkullimi me automjet në Shqipëri është një mision i vështirë. Por rasti në autostradën Kavajë – Lushnje do të mbetet një nga më të rrezikshmit dhe më i çuditshëm.

Për disa kilometër një 58 vjeçar ka ecur në sens të kundërt dhe me një shpëjtësi të konsideruar. Policia ka mundur të ndjekë mjetin si dhe ndaluar drejtuesin duke i hequr lejen e drejtimit për dy vite si dhe me një gjobë 10 mijë lekë gjobë. Pamjet flasin vetë, nuk kanë nevojë për koment, papërgjegjshmëri që vret jetën” thuhet në deklaratën e policisë.



5 Comments

  1. Ky fakt shihet ne 2 kendveshtrime .

    Njeri si ky i Lapsit ku gjobat shifen vetem si mjet per te mbushur arken e shtetit dhe tjetri si nje mjet ndershkimi dhe edukues.

    Pra per nje pale kjo duket si nje GJOBE e Rames ndaj drejtuesve te makinave dhe per palen tjeter si dicka e nevojshme per shoqerine.

    Tani ju komentuesit e ketij portali filloni zihuni se kush nga keto te dyja eshte e vertete.

    1. A jane ul aksidentet? JO . Atehere çefekt kane keto gjoba perveçse te mbushi arken e shtetit dhe aq me teper kur polici fshehet ferrave vetem e vetem te te kap me shkelje qe pastaj te te bej presion per 10 mije leke? Jepi ti pergjigje

  2. Dihet se gjobat e japin efektin e tyre ‘edukues’ mbas disa vitesh. Gibimet ne drejtimin e mjetit , duke qene se kane qene per shume kohe te pa ndershkuara , jane ber ves. Dhe sic themi ne shqiptaret VESI DEL ME SHPIRTIN, pa permendur ketu nivelin e ulet te njohurive te shofereve tane. .
    Vlera dhe domosdoshmerine e gjobave eshte provuar shume e sukseshme ne vendet me nje histori shume me te gjate se ne ne kete fushe.
    Problemi yne eshte se gjithmone i japim policise ( organit qe merret me gjobat) njgjyre partiake.
    Kur vjen PS ne pushtet e quajme policine te Ps dhe kur vjen PDja e quajme policine te PDs.

    Keshtu qe automatikisht kur “polica e Ps” ve gjoba, simpatizantet e PDs do bertasin PO MBUSHET ARKA DHE PO JU THITHIN GJAKUN.
    Kur te vije PD ne pushtet dhe ‘policia e PDs’ do veproje njesoj si tani ( do zbatoje ligjin) atehere do bertasin simpatizantet e PS duke thene ja PDja po ju pin gjakun me ane te gjobave.

    Nuk na e kane fajin gjobat si praktike por niveli i ulet i njohurive te shofereve tane si dhe politizimi i cdo qelize te shoqerise tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *