• |
ide | kryesore

Portugali/ Sekuestrohen 840 kg kokainë në jahtin që vinte nga përtej Atlantikut

Planet



Në Portugali, në një jaht janë sekuestruar 840 kilogramë kokainë.

Në tre muajt e fundit, policia portugeze në det konfiskoi më tepër se dhjetë tonë drogë.

Dy meshkuj dhe dy femra, të cilët ishin në jaht, janë të dyshuar për trafikimin e kokainës nga Karaibet në Europë. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.

Policia me ndihmën e marinës portugeze dhe forcave ajrore  ka përcjellë jahtin, të cilin e ka ndaluar në ishujt Azore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *