• |
ide | kryesore

Rregullat e reja të “Rreshter” Guardiola: asnjë me celular

Sport



Tekniku i Manchester City, Pep Guardiola, duket një tip i qetë por në dhomat e zhveshjes së Etihad është një rreshter i vërtetë. Dokumentari All or Nothing, i xhiruar gjatë sezonit trimfal të Citizens ka dhënë një ide të sjelljes së spanjollit, por këtë sezon duket se Guardiola ka ndërmend të bëjë edhe më keq. Tekniku ka gjetur një armik të ri për të luftuar: telefonat celularë.

Nga ajo që raporton Mirror, ndalimi për lojtarët e Citizens të përdorincelulratë gjatë “hapësirave të punës” është vetëm një nga rregullat e vendosura nga Guardiola për futbollistët e tij. Kush nuk i respekton ka gati gjobën, e këtu bëhet fjale edhe vetëm nëse e nxjerr telefonin nga xhepi atëherë kur nuk duhet. I vetmi vend ku lejohet …janë dhomat e zhveshjes, por pastaj aparati duhet të mbetet aty. Jashtë palestrës, sallës së mbledhjeve e natyrisht, fushës së stërvitjes. Një disiplinë e ashpër që u kuptua që kur u shigjetua Mendy për pasionin e ekzagjeruar për rrjetet sociale, por që tani është aplikuar përfundimisht.

Kujdes edhe për vonesat në orare, sepse nuk mjafton vetëm telefoni për të tërbuar Guardiolën. E ka zbuluar në kurriz të tij përsëri francezi Mendy, që sipas Daily Mail ishte i pari që ka nxjerrë portofolin për të paguar gjobat për vonesat në mbledhjet teknike. Por ka raste kur gjobat nuk mjaftojnë dhe ky është rendimenti i dobët në stërvitje. Në këtë rast gati është tribuna dhe e provoi i pari Sanè.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *