• |
ide | kryesore

Shaqiri i kërkon falje serbëve për shqiponjën shqiptare: “Nuk do të ndodhë më”

F1, Sport



Ndoshta presioni ndaj të cilit u ekspozua shumë vetëm, i pambrojtur nga Federata e futbollit e Zvicrës, ose ndoshta edhe shqetësimi se do ti duhet të përballojë i vetëm një stadium armik si ai i Crvena Zvezdës, e ka bërë Xherdan Shaqirin të pendohet për festimin me shqiponjën shqiptare pas golit kundër Serbisë në Botërorin e Rusisë.

Sipas asaj që bën të ditur Mediaset, nga qendra e grumbullimit e përfaqësueses së Zvicrës, përpara ndeshjes me Islandën në Nations League, sulmuesi i Liverpool, në konferencë shtypi bashkë me Xhakën e Lichtsteiner, ka provuar të ulë tonet e polemikave: “Ne e kemi diskutuar dhe nuk do të ndodhë më në të ardhmen, nuk e kuptuam se cfarë gjëje po i shkonim përballë. I kërkoj ndjesë personave që u ndjenë të ofenduar” ka thënë Shaqiri.

Kjo falje e shqiptarit përpara ndeshjes në Beograd nuk do ta shpëtojë sigurisht Shaqirin nga pritja prej armiku që do ti rezervojnë tifozët e Crvena Zvezdës, sidomos pas kërcënimit të hapur që u bën nga drejtuesit e klubit ndaj tij një ditë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *