• |
ide | kryesore

Takim ‘kokë më kokë’, çfarë bisedoi Vuçiç me ambasadorin e Rusisë?

Lajme, Të fundit



Në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek dialogu Kosovë-Serbi edhe pas deklaratave për ‘shkembim territori’, presidenti Aleksandër Vuçiç, është takuar sot me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Chepurin. Mësohet se Vuçiç ka folur me ambasadorin sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Vuçiç gjatë fjalës së tij tha se është e nevojshme që të arrihet një marrëveshje reale që nuk do të cënonte interesat shtetërore të Serbisë, transmeton Express. Nga ana tjetër Chepurin pohoi se Rusia vazhdon mbështetjen për Serbinë edhe në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat tjera ndërkombëtare.

Kujtojmë se Vuçiç do të takohet me presidentin Hashim Thaçi në Bruksel me 7 shtator, ndërkohë dy ditë më pas pritet që të realizojë një vizitë në Kosovë, ku do të takohet me serbët në veriun e Mitrovicës.



1 Comment

  1. KETYRE DYVE U MUGOJN EDHE EDI RAMA THACI DHE SORASI QE TE FIRMOSIN VAXHDIMIN E LUFTES NE BALLKAN DHE SI GJITHMONE SHQIPERIA DHE KOSOVA DALIN TE “FITARA” NGA TE TILLA SITUATA SIPAS HISTORIS AFATMESME KETE E DIME TE GJITHE SHQIPTARET 106 VITE KA QE SHQIPERIA E BERI PRVE DHE KETA E BEJNE SE JANE LIDER GLOBAL.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *