• |
ide | kryesore

Uefa, trajnerët duan ndryshime: rregull i ri për golat në transfertë e Var

Sport



Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, edhe futbolli është gati ti nënshtrohet rregullave të reja të mundshme që mund të aplikohen në kohë jo të largëta. Gjatë takimit të përvitshëm Uefa Elite Club Coaches Forum në Nyon, trajnerët më të mirë europianë kanë kërkuar me insistim tre rregulla: merkato më e shkurtër dhe uniforme, Var në kupat e Europës e rregull i ri për golat në transfertë.

“Debatet kanë qenë intensivë – shpjegoi zv/sekretari i përgjithëshëm i Uefa-s, Giorgio Marchetti -. Diskutuam një analizë të gjatë teknike të sezonit, një argument të zakonshëm për trajnerët. Ata i kërkuan Uefa-s që merkato të mbyllet njësoj për të gjithë”.

Për sa i përket Var, trajnerët kanë shprehur mendimin e tyre në favor të aplikimit të tij në Kupat e europës, edhe pse disa situata nuk i lënë të gjithë dakord, si në rastin e prekjes me dorë”.

E reja më e rëndësishme është rregulli i golit në transfertë në kompeticionet Europiane. “Trajnerët mendojnë se të shënosh gol nuk është aq e vështirë sa në të shkuarën, kështu që ky rregull duhet riparë. Logjika është se futbolli po ndryshon dhe pesha e golit jashtë fushe nuk është i njëjti i viteve më parë, kur ky rregull është vendosur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *