• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ekzekutimet mafioze, policia aksion në Shkodër, kontroll në disa lagje periferike

Lajme, Të fundit



Qyteti i Shkodrës po përjeton momente aspak të qeta muajt e fundit, teksa janë ekzekutuar disa persona dhe zhdukur të tjerë, ngjarje të cilat janë ende pa autor.

Rasti më i fundit ishte ekzekutimi i Arjan Ferracakut, teksa po kalëronte nën shoqërinë e miqve të tij, ndërsa i ashpër ishte edhe reagimi i opozitës.

Gjatë ditës së sotme, Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me forca speciale nga Tirana, po ushtron kontroll në disa lagje të qytetit, si Kiras dhe Dobrac.

Bëhet fjalë për lagje periferike, ku mendohet se strehohen edhe elementë të përfshirë në banda kriminale, që po krijojnë destabilitet në qytet.

Kujtojmë që të hënën opozita preferoi të mos marrë pjesë në seancën e parë të stinës së re parlamentare, por të mblidhej në Shkodër, për një mbështetje simbolike ndaj qytetarëve.

 



1 Comment

  1. Kjo eshte gjeja me e paket qe mund te bej policia. Me shume se parade, duhet qe te hyhet ne shtepite e te gjithe grupeve dhe fiseve kriminale ne shkoder, per kontroll. Kjo duhej bere menjehere pas krimeve, te shoqeroheshin personat, qe jane kontigjent kriminal me qytet. Personazhe qe jane perfshire ne krime, organizim i bandave kriminale, trafik droge dhe nuk ju hyn gjembe ne kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *