• |
ide | kryesore

Zbulohet parcelë me kanabis në Tepelenë, policia fsheh numrin e rrënjëve

Lajme, Të fundit



Në zonat malore të Tepelenës është zbuluar sërish kanabis. Policia thotë se në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gllavë, gjatë kontrollit të territorit u gjetën të kultivuara bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Por ndërkohë policia nuk bën me dije numrin e bimëve të zbuluara. A ishin sipërfaqe të konsiderueshme apo flitet për një sasi të vogël? Kryesisht gjatë muajit korrik në fshatrat e Tepelenës janë evidentuar disa raste të kultivimit të kanabisit.

©LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *