• |
ide | kryesore

3 deputetë të PS-së votuan kundër shtyrjes së hetimit për Saimir Tahirin

Lajme, Të fundit



Parlamenti shtyu sot me tre muaj punën e komisionit hetimor ndaj ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në mungesë të opozitës e cila mbajti një mbledhje paralele në Elbasan, mazhoranca në parlamenti miratoi me 72 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenim kërkesën e nënkryetarit demokrat Edi Paloka për shtyrjen e afatit.

“E papranueshme që Komisioni të mblidhet vetëm 4 herë në 6 muaj”, deklaroi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Erjon Braçe, Spartak Braho, dhe Bashkim Fino janë deputetët që votuan kundër, ndërsa Alket Hyseni dhe Elena Xhina kanë abstenuar. Ndërkohë nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës Basha kërkoi një veting edhe për politikanët.



2 Comments

  1. Shikoni sa gazete leshi jeni; ju nuk ju shqeteson fakti qe komisioni hetimor per me se nje vit nuk beri asgje per hetimin e ceshtjes por per ate qe kur u shty 3 deputete votuan kundra!

  2. saja e paralajmeroi ramen me batuten ‘skeni pare gje akoma’ sepse gati qe burgu . rama u zbyth se e kuptoi qe saja mund te flase. kjo eshte arsye qe grupit hetimor nuk i jepet akses te informacioni,prandaj shtyhet afati.
    po doli e verteta c e keqe egjen shoqerine , apo disa fanatike te verber prap duhet ta mbrojne ligesin. prandaj shqipria eshte ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *