• |
ide | kryesore

Aksioni i policisë në Shkodër, reagon Berisha: I arrestuan miqtë e tyre për t’i liruar dhe kërkuar ndjesë

Lajme, Të fundit



Pas aksionit policor që u finalizua me arrestimin e 4 personave në Shkodër, të cilët dyshohen si pjesë e një bande kriminale, vjen reagimi nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit përmes një statusi në ‘Facebook’, theksoi se Shkodra ka memorie dhe nuk mashtrohet. Po ashtu ai theksoi se qeveria arrestoi miqtë e saj për t’i liruar më pas.

Shkodra ka memorje, nuk mashtrohet! Për arrestimet që u bënë dje pas takimit të opozitës, Shkodra thotë:
I arrestuan miqtë e tyre për t’i liruar dhe kërkuar ndjesë siç i kanë arrestuar dhe liruar dhe kërkuar ndjesë para 6 muajve, para 9 muajve, para 12 muajve! Sb”, shkruan Berisha



3 Comments

  1. Sali Berisha po munde thuaj dhe ndonje fjale per Pulat me salmonele te Luan Bbregasit se po cfarosin njerezit. Nuk te ka thene ndonje lajm Puladigitale???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *