• |
ide | kryesore

Arsenal fiton me gjyq të drejtën për 9 vjecarin e mrekullive

Sport



Arsenal ka hedhur një hap para rivalëve, duke rrëmbyer firmën me një 9 vjecar të talentuar nga Afrika e Jugut. Topcinjtë kanë fituar të drejtën për të marrë Jayden Adetiba, që do të jetojë në Mbretërinë e Bashkuar, pas një procesi gjyqësor 5 javor.

Ai e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Afrikën e Jugut dhe ka luajtur për shkollën e futbollit SuperSport United. Adetiba është një tifoz i Arsenal dhe ka treguar se si është kur ëndërra bëhet realitet. “Falenderoj Zotin dhe prindërit për këtë. Jam shumë i lumtur. Stërvitem tre herë në javë tek akademia dhe kemi një ndeshje këtë fundjavë. E bukura e kësaj është se kam qenë gjithnjë tifoz i Arsenal dhe do të punoj fort cdo ditë që të arrij në skuadrën e parë.”

Adetiba është një tifoz i zjarrtë i Cristiano Ronaldo dhe e vlerëson Alex Iwobi si lojtarin e tij të preferuar tek Arsenal. “Ronaldo sepse punon shumë fort dhe Iwobi sepse ka qenë në akademinë e Arsenal që në moshën 7 vjec dhe tani luan në ekipin e parë.”




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *