• |
ide | kryesore

Basha flet si lideri i të majtës: “pro të vegjëlve që shtypen, kundër të mëdhenjve që nuk ngopen”

Arkiva, Kryesore



Ndonëse i farkëtuar me bindje të djathta dhe lider i partisë më të madhe të së djathtës në vend, Lulzim Basha ka filluar të flasë me termat e së majtës ekstereme duke u ndërgjegjësuar, se konflikti më i madh në vend po bëhet ai mes të pasurve dhe të varfërve, se nën rregjimin e Edi Ramës, po krijohet një pabarazi galopante dhe një hendek klasor që mund t’a shpjerë vendin dejt një konflikti civil.

Po të dëgjoje sot fjalimin e Bashës në Elbasan të hartuar nën moton: “Rama është me krimin, ne jemi me njerzit”, ajo që binte në sy ishte vënia e theksit tek “shtypja e të vegjëlve, të drejtëve, të zakonshmëve të të pafuqishmëve”.

Dhe nënvizimi i këtyre fenomeneve që i ka përzemër e majta radikale dhe jo qeverisëse e Europës, shoqërohej njëkohësisht edhe me antitezën e vet: “favorizimin e të mëdhenjve që nuk  ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja, grabitja që bëjnë duke u nisur nga paradhoma e Edi Ramës”.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Bojkoti i vogël, bëhet qesharak pa bojkot përfundimtar

Pra, nuk ka këndvështrim më majtist sesa të përshkruash një shoqëri, ku të vegjlit dhe të pafuqishmit shtypen dhe ku të të mëdhenjtë e pangopur favorizohen.

Por fatkeqësisht kjo është e vërteta e Shqipërisë dhe përtej barrierave ideologjike Basha e ka nënvizuar atë duke marrë kështu një pozicion atipik, në mbrojtje të shtresave të pa privilegjuara që është atuja e të majtëve kudo në botë.

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Futja qepes o lapsi. Nje kryetar i nje force politike nuk mund te permemde te varferit se i vihet emri i majte. Llogjike pa llogjike.

  2. Faktikisht ketu tek ne kur ne pushtet ka qene PD -ja ka bere politika te majta ndersa kur ne pushtet ka qene PS-ja ka bere politika te djathta . Sa here qe PS-ja vjen ne pushtet varferia rritet me hapa galopant , te varferit behen me te varfer dhe te pasurit me te pasur . Kete radhe perveçvarferise ka shtuar me hapa gaalopant krimin , biles i ka dhene edhe shume pushtet .

  3. NE FAKT KY DUHET TE FLAS SI DJATHE POR NE SHQIPERI ISH SIGURIMSIT ISH PUSHTETARET ISH NENPUNESIT E SHTETIT KOMUNIST U RABILITUAN NE MENYRE IDEALE DHE PO UDHEHEQIN NE NJE MENYRE APO NE NJE TJETERN DHE KUR ESHT PS SI E DJATHTE DHE ME PD SI E MAJT .AJO KLAS U PASURUA SE PATEN FABRIKAT MAGAZINAT SHKOLLAT PROVOJEN NE TE KEQE TE KETI KOMBI TANI FALE GJYSHERVE-BABALLARVE PO SHKELQEJNE NE EKONOMI DHE NE TE KEQE UNE PERSONALISHT HABITEM BEHET VETIG NJE GJYKATES NE TIRANE A GJETK DHE PREJASHTOHET NGE SISTEMI SE KA MIKE KRIMINELIN DHE QE QOFT E VERTET QE AI MIKU I TAULANT BALLES ESHTE KRIMINEL DHE BALLA E KA MIK SIC”DEKLARO TE NA RROJ VETIGU I GJUGJTARVE SE ATA QE BEJN LIGJET E KETYRE .NE PARLAMENT JO VETEM BALLA NE QOFT E VERTET POR NJA DHJET 10- TE TJER DOLEN KRIMINEL QE KANE BER REFORME NE DREJTESI ZOT RUAJNA NGA KETA DJAJ QE BEHEN NJEHERE TE MAJTE E NJEHER TE DJATHE NJE HER DJALL E NJEHERE ENGJULL NJE HER KRIMINEL E NJE HERE HEROJ .DHE NJE HER ZOT RUAJNA NGA KETA TE PA SHPIRT QE ANJE GJE NUK DO MARRIN ME VETE VETEM DJALLI ISHIN JANE DHE DO VDESIN.

  4. Une jam i pari qe them qe keto ideologjite ne Shqiperi nuk kane asnje kuptim, po ky lloj perkufizimi i ideve te djathta eshte ne pergjithesi nje karikature nga e majta – ashtu sic anasjelltas cdo nderhyrje e nje qeveri te majte, e djathta e konsideron “komunizem”.

    Idete per te liruar tregjet, eleminuar monopolet, zgjeruar konkurencen, jane ne fakt me shume te djathta se te majta.

  5. Demokracia nenkupton demos dhe nuk a nevoje per shpjegim tjeter pse Basha flet per qytetaret si votues e qytetare dhe jo si skllever (skllaveria nuk ka lidhje me demokracine as te Aristoteli). Pra c’a ka ketu per t’u habitur o njerez? Ne fakt edhe e majta qe duhej te punonte per demokracine duhej te kujdesej per popullin por jo per ta nxjerre nga skllaveria (shitja e votes per nje kothere buke), por per te ‘lejuar” sindikata, per te permiresuar jeten e shtresave me pak te ardhura e atyre qe goditen nga fatkeqesite. E ku eshte kjo e majta ketu te ne?? Sa here ka permbytje a termete qeveria e majte fshihet e nuk jep asnje kokerr leku per njerezit qe e pesojne nga taksat tona.

    1. per cfare taksash po flet zotrote? Paguhen taksa ne shqiperi? Me dijenine time as taksen indirekte nuk e paguani ju andej.

  6. Ky eshte nje nga ato artikiujt (quaje edhe nje nga analizat) me te kota qe dalin ne mnediat dhe portalet shqiptare. Nuk eshte e thene qe e djathta mbeshtet vetem te pasurit dhe te varfrit i le pas dore. Per ta ilustruar kete gje po ju marr si shembull Gjermanine. Ku Gjermania ishtete nen Hitlerin, pra ekstrem i djathte, u bene punet botore me te medha botore, u bene edhe autostradat qe vazhdojne te jene edhe sot ne Gjermani, u prodhua WV qe shitej 1000 DEM, per te qene i aksesueshem per te gjithe. Ne vitet e pasluftes, ne Gjermani ka dominuar e djathta, por politikat sociale te Gjermanise kane qene nder me te perparuarat. Ne kete aspekt nuki mund te kritikohet Basha si i majte. Do ishte me interesante te analizonit sjelljen e Bashes ne nje tjeter aspekt mendoj une. Basha nuk mbledh rreth vetes te larguarit nga PD te cilet jane te djathte dhe kane dhene prova, por me shpresen per te fituar zgjedhjet ben aleance me LSI-ne. Ky eshte aspekti majtist i Bashes qe duket sikur eshte vene ne krye te se djathtes per ta shkaterruar ate. dhe per ta kaluar PD-ne force te trete ne vend. Me kete duhet te merreni sepse nese e djathta dermohet, shteti shqiptar do jete si nje njeri me nje dore…

    1. Partia e Hitlerit(sociademokrate) lindi si e parti e majt dhe perfundoi ekstremi djatht per boten dhe ngeli e majt per gjermanet .

  7. Ne marveshjen e re rama-basha do te kete nje rokade rama ne PD dhe basha ne PS pastaj punet e shqiperise do rregullohen eshte dakort dhe BE.

  8. Shiko Bert, duhet ta kesh te qarte se e djathta ka disa parime qe nuk i shkel. Numerohen me gishtat e njeres dore politikanet e djathte hajdute ne Europe, te majtet jane me tonelata. Jam dakord me parafolesin tend qe thote se ne “Shqipni nuk ka te djethte te vertet”, por hajdute dhe drogaxhi ka me shumice. Mos u perxiej aty ku nuk kupton se behesh bajat dhe per me teper ul veten si nje njeri me QI shume te ulet. Dakord buka e gojes, por edhe fjalet e teperta jane fukarallek intelektual mbi te gjitha….

  9. Unë Lulin e kam Shok
    Byrekun e bëjmë bashkë
    Vjedhjet i bëjmë tok.
    Unë Lulit i jap plot 14 Milionë
    Dhe Unë e mbaj Timonin përgjithmonë.
    ———————————————————
    Unë Liken e kisha Shok
    Byrekun e bënim bashkë
    Koncesionet i ndanim tok.
    Unë Liken ia u bëra President
    Dhe Unë e mbaj Timonin në kétë Vend.
    ——————————————————–

  10. Kjo tani eshte komplet propagande idiote Anti-Basha. Sipas ketij “artikulli” mqs Basha permend te varferit, qe Rilindja nuk po i len as te fitojne buken e gojes duke i sekuestruar specat e domatet sikur po shesin droge, Basha na qenka i majte. Llogjike qe as ne bar-kafe pijanecash nuk e gjen dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *