• |
ide | kryesore

Basha nga Elbasani: Platforma me 4 pika për të çliruar vendin nga elita politike e lidhur me krimin

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha prezantoi nga mbledhja e opozitës së bashkuar në Elbasan platformën që PD dhe aleatët do të miratojnë për të vijuar më tej aksionin e tyre për të çliruar vendin nga ‘krimi‘, ‘oligarkët‘ dhe ‘qeverisja e Edi Ramës‘.

Kryedemokrati deklaroi se platforma do jetë më 4 pika dhe së shpejti do të jetë publike në formë të plotë.

4 pikat: 

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.

2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin.

3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin.

4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Pjesë nga deklarata: 

Opozita e Bashkuar sipas vendimit të marrë në Shkodër, po përpunon platformën e saj e cila do të nisë të bëhet publike menjëherë.

Vendimi ynë ka qene dhe është të merremi me njerëzit. Ai është me krimin, ne jemi me njerëzit!

Vendimi ynë është ti japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në radhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur.

Në këtë mënyrë u kthejmë qytetarëve, mundësinë për të vendosur për fatin e tyre, mundësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme duke ju ofruar një platformë dhe një plan pune që çliron ekonominë nga oligarkët, nga monopolet, nga tenderat korruptivë, nga lejet abuzive. Nga shtypja e të drejtit, e të voglit, të zakonshmit dhe favorizimi I të mëdhenjve që nuk ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja dhe grabitja që bëjnë duke nisur nga paradhoma e Edi Ramës.

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.

2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin.

3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin.

4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Këto janë katër objektivat kryesore të platformës tone, objekt i diskutimit të gjerë në këtë mbledhje.



3 Comments

  1. Pika e pare bije nga pika e trete
    PA ndryshu sistemi zgjedhor
    Nuk mund ti heqesh nga politika
    ju dashkeni gjashte muaj per te ngrit komisionin pastaj edhe gjashte gallate ne komision
    Zgjedhjet vendore behen me kete sistem qe eshte
    Pika kater mbahet peng nga pronat
    Ju te gjitha palet mbani te njejtin qendrim nuk doni ta Coni te i zoti
    Kemi akoma me ligjin e firmosur nga Ramiz Alija 7501
    Qe e keni ndryshu 18 here me VKM
    Genjeni popullin se demtohet buxhetti nga ish pronaret kur edhe ato pak toka te lira doni thua jepni oligarkeve dhe pronarit te Dale fishek
    Sot ishte nje titulli i Madh ne gazeta
    Kalon afati kompesimin per 24 Mije dosje.
    Doli ndonji nga popzita te thote nje fjale.
    Gjeni rruget tamam se keshtu
    Nuk fitoni me keqardhje e them.
    Kujdes kandidatin ne elbasan
    Te jete elbasanlli Jo nga fshati.
    Te jete Jo nga ato figura qe Jane djeg tashme perndryshe lala fiton prape
    Se l’ala i mban njerez e vet edhe te opozites kurse ju i vini shqelmin njerezve tuaj mbas votave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *