• |
ide | kryesore

Çudit Luis Enrique, stërvit Spanjën me lojëra mendje

Sport



Ndeshja e parë për Ligën e Kombeve kundër Anglisë po afrohet për Spanjën e Luis Enrique që nuk po stërvitet vetëm fizikisht, taktikisht e teknikisht, por edhe psikologjikisht. Tekniku iberik ka vendosur ti cojë të gjithë lojtarët në një Escape Room në Madrid për të krijuar grup dhe për ti mësuar lojtarët të bashkëpunojnë për të arritur një objektiv të vetëm. Një ide e pazakontë e menduar për të stërvitur edhe mendjen.

Escape Room funksionon kështu: një grup personash mbyllen në një dhomë e duhet të përpiqen të dalin brenda një kohe të caktuar, duke kërkuar instruksione e të dhëna të fshehura pas gjëegjëzave e detajeve të studiuara posacërisht nga organizatorët. Një mënyrë zbavitëse e përfshirëse për të ndërtuar një grup të bashkuar. Ideja është të gjithë të bashkuar për të fituar. Ose të paktën kështu shpreson Luis Enrique.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *