• |
ide | kryesore

Detaje nga vrasja mafioze në Memaliaj, ky është informatori i policisë që denonconte parcelat me kanabis (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një person është gjendur i vrarë me armë zjarri në Memaliaj të Tepelenës këtë të enjte. Mësohet se viktima është Alket Muho, 43 vjeç (në foto), informatori i policisë lokale. Muho u gjet i pajetë në Gllavë të Memaliajt, në fshatin ku edhe jetonte.

Dyshimet e para lidhur me ekzekutimin e 43-vjeçarit lidhen me një sinjalizim të bërë nga ai disa ditë më parë te organet ligjzbatuese.

 

Kohët e fundit, Muho informonte strukturat në Tiranë, pasi nuk gjente më mbështetje te policia lokale, tha burime për “Panorama”. Pikërisht, kështu ndodhi edhe në rastin e pak ditëve më parë.

Burime pranë grupit hetimor thanë për “PANORAMA” se disa më parë, ai ka informuar SHÇKB-në e Tiranës lidhur me disa parcela me hashash. Pas kësaj, SHÇKB e Tiranës, më 4 shtator, ka informuar policinë lokale për të ndërhyrë në vendin e sinjalizuar. Këta të fundit kanë ndërhyrë dhe kanë asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike, me rreth 4.800 bimë.

Ndërkohë, ditën e sotme, Alket Muho është gjetur i pajetë. Nga këqyrja parapake e kufomës, ekspertët e policisë kanë vlerësuar se ai është qëlluar me breshëri automatiku.

Njoftimi paraprak i policisë lidhur me ngjarjen: “Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj. Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.

Parcelat me drogë

I vetmi njoftim që ka dhënë zyrtarisht policia lidhur me parcela droge të sekuestruara pranë zonës ku banonte dhe u ekzekutua 43-vjeçari është ai i kësaj të enjteje. Në njoftim, thuhet se dy persona janë proceduar penalisht për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”:

“Komisariati i Policisë Tepelenë – Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit K.C., dhe A.K., vjeç 59 e 33, banues në fshatin Gllavë, për veprën penale parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal”./Panorama



3 Comments

  1. E ka kerkuar me doren e tij vdekjen .Po behesh dot informator ne kete polici qe eshte lidhur me trafikantet dhe kriminelet.Kete e kane asgjesuar vete policia .

  2. Rahmet paste . Ky eshte fakti me godites qe tregon se policia eshte eshte totalisht e inkriminuar dhe se policia eshte simbol i krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *