• |
ide | kryesore

Ferrari “shkarkon” Raikkonen dhe zgjedh pilotin e ri…

Sport



Ajo që ishte kuptuar në Monza tani po bëhet realitet: Kimi Raikkonen është i shkarkuar nga Ferrari. Skuderia ia ka komunikuar vendimin pilotit përpara GP së Italisë dhe këtu kuptohet edhe sjellja e finlandezit në pistë, aspak dëshirë për të ndihmuar Vettel. Në vend të tij italianët kanë zgjedhur Charles Leclerc. Gjithcka e kryer për pilotin e Akademisë, tani tek Sauber Alfa Romeo, që ka firmosur kontratë dy vjecare me kokëkuqen.

Njoftimin e ka bërë të ditur Gazzetta dello Sport, por që në garën e Monzës situata ishte bërë e qartë. Ambjenti në skuderi ishte nervoz, fytyra pak të rilaksuara nga ana e të gjithëve, sic duket në dijeni të largimit të Kimi Raikkonen në fund të sezonit.

Një arritje e madhe për 20 vjecarin që është kërkuar fort nga Sergio Marchionne e mbështetur nga presidenti i ri John Elkann. Kështu Leclerc, do të jetë partneri i skuderisë i Vettel për dy sezonet e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *