• |
ide | kryesore

Ish-ambasadori britanik në Beograd mbron idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Lajme, Të fundit



Ish-ambasadori britanik në ish-Jugosllavi, Ivor Roberts, e mbron idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Ai thotë se kjo do të ishte zgjidhja e duhur krahasuar me rrezikun që mosmarrëveshjet mes dy vendeve të mbeten të pazgjidhura.

Roberts ka shërbyer si ambasador i Britanisë së Madhe në Beograd në vitet ’90, ndërsa më pas ka përfaqësuar interesat e vendit të tij në Irlandë dhe Itali.

Në një shkrim për numrin e kësaj jave të revistës “Tablet”, Roberts shprehet se ajo që kanë propozuar Thaçi e Vuçiç do të bënte realitet një marrëveshje historike paqeje.

Roberts thotë se është i gabuar kundërshtimi i idesë së ndryshimit të kufijve duke marrë si referencë Aktin Final të Helsinkit i vitit 1975 për moscenimin e kufijve, pasi “ajo që parashikonte kjo marrëveshje ishte paprekshmëria e kufijve pa pëlqimin e ndërsjellë për ndryshim”.

Ish-ambasadori thotë se alternativa për një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës mbetet pezull dhe mban të ngrirë një konflikt që e lë Kosovën jashtë OKB-së dhe Serbinë jashtë BE-së për një kohë të gjatë.

“E vërteta është se nuk ka rrugë pa rreziqe, dhe bllokimi aktual nuk është pa rrezik. Nuk e shoh të gabuar t’i lejojnë të dy vendet të zgjidhin dallimet e tyre sipas kushteve të dakorduara reciprokisht”, shkruan ai.

Roberts është i njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta, pavarësisht se ka qenë për vite me radhë diplomat karriere. Ai mori shtetësinë irlandeze në shenjë proteste ndaj vendimit të Britanisë për t’u larguar nga BE-ja.

Në një shkrim për “The Guardian” në prill të këtij viti, Roberts kritikoi Perëndimin, SHBA-të dhe BE-në, të cilat sipas tij kanë qenë pak të pranishme në ish-Jugosllavi dhe i kanë krijuar Rusisë mundësinë për të depërtuar në rajon.//BalkanInsight-TemA TV



1 Comment

  1. ju i optuat dhe ai eshte shkaku i gjendjes ,miniera arit qe pretendohet ta marre serbia eshte pasuri kombetare qe u nevojitet shqiptareve per te mbijetuar paguar borxhet zgjillur problemet ju si britanik keni dqindra mijra shqiptare mingrant ne angli dhe ende nuk i njihni ligjerisht por i mani ilegalisht si klandestin nderkoh qe jan viktimat e coptimit tuaj ndersa tani beni moralin dhe zgjilljet turp tu vin per cfar i keni bere shqiptareve dhe heshtjen perball padrejtesisd nisur nga frika dhe interesat tuaja dhe nuk vlersoni drejtesin por mos u shqetsoni se ashtu sic po beni pazare ndaj nesh tjeret do bejne pazare kunder jush zoti eshte i mall dhe ja jep hakun gjithkujt askush nuk mund ti shmanget pergjegjsive historike dhe padrejtesive padrejtesit kerkojn zgjillje ose pas vjen cmimi kostoja qe paguhet pacmangeshem qe zoti ja ka ven vetem ai e din si e dergon kur por qe kostoja eshte padyshim ne ulltim per tek i zoti qe e meriton ,historia ka treguar qe padrejtesia nuk zgjillet me padrejtesi vecse drejtesi hak dhe paqa nuk vjen me padrejtesi por drejtesi hak cdo luhatje jasht te vertetes do jet pacmangeshem nje vetshgenjim apsolut dhe deshtim humbje e kosto e qarte qe dikush nga te padrejtit pacmangeshem do goditet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *