• |
ide | kryesore

Juventus dhe Inter sfidohen për objektivin 70 milionë euro

Sport



Në kohën kur Roberto Mancini është gati ti besojë Federico Chiesa një rol prej protagonisti në kombëtaren e tij, në Serie A Juventus e Inter po përgatisin terrenin për një duel të rëndësishëm në merkato: sulmuesi i Fiorentinës është objektivi i madh i dy klubeve për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë edhe falë kalimit të Pjaca, I kanë shtyrë përpara bisedimet me Fiorentinën, por Spalletti po ushtron presion tek stafi i sulmuesit, duke nisur nga i ati Enrico.

Chiesa, që do të mbushë 21 vjeç pas një muaj e gjysëm, ka një kontratë me Fiorentinën deri në 2022. Familja Della Valle deri tani i ka rezistuar cdo oferte, por vështirë se verën e ardhsghme mund të mbajnë akoma lojtarin talenti i të cilit nuk diskutohet e që në dy vitet e fundit është rritur shumë. Sipas asaj që referon Tuttosport, Fiorentina e vlerëson sulmuesin 70 milionë euro e për të inetresimi i Juventus e Inter është në rritje.

Bardhezinjtë e ndjekin prej kohësh Chiesa e pas kalimit të Pjaca në Firence, mardhëniet janë përmirësuar ndjeshëm, duke bërë që Marotta të kishte mundësinë për të folur për sulmuesin, tratativë që mund të konkretizohet në 2019, kur ekziston edhe një largim i mundshëm i Dybala. Por më parë duhet mundur konkurenca e Inter, me Suning gati të investojë tek një i ri i këtij kalibri, në kohën kur Perisic duhet të largohet. Spalletti është takuar me të atin, Enrico, për ta bindur të pranojë një eksperiencë ku Federico do të ketë një rol parësor, ndryshe nga Juventus ku konkurenca është shumë më e madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *