• |
ide | kryesore

Kapen 2 autorët e plagosjes në Tale të Lezhës

Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës ka bërë të ditur se ka arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Martin Dodës në Shënkoll ditën e mërkurë.

Sipas Policisë Vendore u arrestua Petrit Lleshi, 33 vjeç, banues në Tale – Lezhë dhe Dritan Ndoj alias Zef Boci, 39 vjeç, banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.

Lleshi ishte arrestuar edhe më datë 18 Gusht 2018, sepse gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën disa bimë kanabis sattiva, por në datën 22 Gusht 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë caktoi për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen si autorët të vrasjes së mbetur në tentativë. Nuk dihen motivet e ngjarjes.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *