• |
ide | kryesore

Le monde/ Macron, pro apo kundër shkëmbimit të territoreve Serbi-Kosovë?

Arkiva, Të fundit



Sipas gazetës së referencës në Paris presidenti francez Emmanuel Macron mund të mos jetë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, megjithëse deplomacia e vendit të tij nuk është shprehur ende për këtë çështje. “Nëse Parisi po hesht për këtë temë , Pallati Elysée i mbështet në mënyrë diskrete negociatat” shkruan Le monde që mban datën 7 shtator. Ajo i referohet një burimi të saj brenda rrethit të presidencës franceze që i ka thënë gazetës: “nëse kjo zgjidhje pranohet nga të dy vendet pse mos merret për bazë? megjithëse mund të kuptohen frikërat e partnerëve tanë duke nisur që nga  Angela Merkel, që i friksohet hapjes së precedenti. Pikërisht për këtë duhet pasur kujdes” thotë burimi.

 

Ky citimi është pjesë e një artikulli më të gjatë të lexuar nga Lapsi.al ku i bëhet jehonë qëndrimeve të ish administratorit të Kosovës dhe ish ministrit të jashtëm francez, Bernard Kuchner. Kushner ka dalë hapur në mbrojtje të nismës së Vuçiçit dhe Thaçit duke thënë se nuk ka një zgjidhje më të mirë. Ai ka hedhur poshtë krahasimin me Bosnjen duke thënë se aty palët e kanë të pamundur të bien dakord për një zgjidhje të ngjashme.

©Lapsi.al

Lexo me tej:

Skenarët/ Si do të ndahen kufinjtë mes Serbisë dhe Kosovës (hartat)

Poker spiunësh/ Si po luajnë shërbimet dhe diplomatët e huaj për ndryshimin e kufinjve të Kosovës



1 Comment

  1. SI MUND TE JETE KUNDER NDARJES MAKRON KUR FRANCA ESHTE ARKITEKTJA E NDARJES
    KFORI FRANCEZ ISHE AI I PARI QE NDAU MITROVICEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *