• |
ide | kryesore

Liga e Kombeve/ Gjermani-Francë 0-0, kampionët e botës i shpëton Areola

Sport



Ka përfunduar pa gola ndeshja e madhe e Divizionit A në turneun më të ri të UEFA-s, Liga e Kombeve: Gjermania e Franca nuk kanë shkuar më shumë se 0-0 në sfidën e luajtur në Allianz Arena, ku protagonistë ishin dy portierët. Pas një pjese të parë pa emocionet, sfida është ndezur në të dytën. Në fillim Neuer bllokoi në dy raste Griezmann, por më pas Areola bëri katër mrekulli në fund të ndeshjes duke shpëtuar kampionët e botës në daljen e parë pas trofeut në Rusi.

Për Divizionin B, Republik Ceke dhe Ukraina nuk kalojnë dot njëri tjetrin, ndërsa Uellsi hipotekon fitoren në derbin me Irlandën, duke dominuar 4-1, në gol edhe Bale.

Sukeses edhe për Norvegjinë siguroi fitoren kundër Qipros në Divizionin C, duke shënuar të dy golat në pjesën e parë. Fitoren në transfertë për Bullgarinë që shkon të fitojë 1-2 në Slloveni.

Tetë skuadra kanë zbritur në fushë për Divizionin D dhe Gjeorgjia e ka mbyllur me fitore në transfertë sfidën e saj me Kazakistanin, ndërsa Armenia ka marrë fitoren 2-1 ndaj Lichtenstein. Sukses jashtë fushë edhe për Maqedoninë, që imponohet 0-2 ndaj Gjibraltar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *